Kronika 22 July 2025, 18:23 Nga VNA

Zjarret përfshijnë disa qarqe të vendit, rrezikohen parqe kombëtare dhe banesa

Ndaje në Whatsapp
Zjarret përfshijnë disa qarqe të vendit, rrezikohen parqe

Zjarret vijojnë të përfshijnë sipërfaqe të mëdha tokash në disa qarqe të vendit, ndërsa situata mbetet shqetësuese në shumë zona. Në Dukat të Vlorës, flakët janë aktive prej ditësh dhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrjet po kryhen edhe nga ajri, me mbështetje nga mjetet ajrore greke. Vatra e zjarrit kërcënon Parkun e Llogarasë dhe një pyll me pisha të mbjella vite më parë, ndërsa rreziku është i pranishëm edhe për një stan bagëtish në zonë.

Në Qarkun e Dibrës, situata është po ashtu kritike. Në Zall-Gjoçaj dhe Parkun Kombëtar të Lurës, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të gjera me pisha dhe ah, ndërkohë që ndërhyrja është vështirësuar nga relievi i thyer. Banorët lokalë kanë ndërhyrë vetë për shuarjen e zjarreve, duke punuar gjatë natës për të mbrojtur pyjet dhe pasuritë natyrore të zonës. Një prej banorëve, Dhimitër Koleci, ka kërkuar ndihmë nga shteti, duke treguar se ka udhëtuar për orë të tëra për të dërguar një video mbi situatën.

Ndërkohë, mbi 100 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët në Parkun e Lurës, ku vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit.

Në qarkun e Elbasanit, në Belsh, dy vatra të fuqishme zjarri kanë përfshirë përreth 9 orë një sipërfaqe të gjerë me bimësi natyrore, ullishte dhe toka bujqësore. Në Devoll, zjarri është riaktivizuar pranë rrugës nacionale për në doganën e Kapshticës, ndërsa flakët janë të dukshme edhe në kodrat përreth qytetit të Bilishtit. Në fshatin Vernik, situata është më e qetë, por ende kërkon vëmendje.

Vatra zjarri janë regjistruar edhe në një fshat të Shijakut, ku ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit, si dhe në Gjirokastër, pranë varrezave të dëshmorëve.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa kërkohet bashkëpunim më i gjerë institucional për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur pasuritë natyrore e jetën e banorëve.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme