Kronika 22 July 2025, 20:05 Nga VNA

Gjykata rrëzon rekursin e ish-efektivit Jeton Lami që shoqëronte Ervis Martinajn

Ndaje në Whatsapp
Gjykata rrëzon rekursin e ish-efektivit Jeton Lami që shoqëronte

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jeton Lamit, ish-efektivit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh miku i Ervis Martinajt. Gjykata ka lënë kështu në fuqi dënimin me 2 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre.

Lami u arrestua pasi u filmua duke shoqëruar Martinajn, i cili në gusht të vitit 2022 u shpall i zhdukur teksa ishte person në kërkim ndërkombëtar. Ish-agjenti i forcave operacionale u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme