Kronika 8 November 2026, 14:53 Nga VNA

Zjarr në godinën pranë Lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha në Zvërnec

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në godinën pranë Lagunës së Nartës,

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një godinë pranë Lagunës së Nartës, në zonën e Zvërnecit në Vlorë, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në pyllin me pisha që ndodhet aty pranë.

Ngjarja është regjistruar në zonën ku kanali i Lagunës së Nartës lidhet me detin. Godina e përfshirë nga flakët shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqen pyjore.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa sipas të dhënave paraprake të shërbimit zjarrfikës, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të përcaktojnë shkakun përfundimtar të zjarrit.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme