Politika 9 November 2026, 15:52 Nga VNA

Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Tiranën: Jam i pavarur, kërkoj bashkëpunimin e opozitës

Ndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e 9 majit/ Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Tiranën:

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, pavarësisht nëse do të arrijë të sigurojë mbështetjen e të gjitha forcave opozitare.

I ftuar në News24, Binaj deklaroi se mbetet i vendosur për të hyrë në garën për drejtimin e kryeqytetit si kandidat i pavarur, duke kërkuar bashkëpunimin e partive opozitare.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet”, u shpreh Binaj.

Ai theksoi se u ka ofruar bashkëpunim të gjitha forcave opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

“Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi ai.

Konfirmimi i Binajt vjen në një moment kur brenda opozitës vijojnë diskutimet për emrin që do të përfaqësojë kampin opozitar në garën për Bashkinë e Tiranës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shprehur publikisht sot preferencën për Ilir Alimehmetin, të cilin e ka cilësuar një kandidaturë serioze për kryeqytetin.

Megjithatë, Binaj ka bërë të qartë se nuk tërhiqet nga ambicia për Bashkinë e Tiranës, ndërsa mbetet për t'u parë nëse partitë opozitare do të arrijnë një marrëveshje për një kandidaturë të përbashkët.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme