Kronika 9 November 2026, 16:25 Nga VNA

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH për shfuqizimin e rregullores

Ndaje në Whatsapp

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, i cili kundërshton dispozitat e rregullores së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që lidhen me punën e mediave.

Vendimi i hap rrugën shqyrtimit në themel të pretendimeve të gazetarëve, të cilët argumentojnë se rregullat e vendosura nga GJKKO kufizojnë ushtrimin e profesionit, aksesin në informacion dhe transparencën e proceseve gjyqësore.

Asociacioni iu drejtua Gjykatës Kushtetuese në shtator, duke kërkuar pezullimin dhe më pas shfuqizimin e dispozitave që, sipas tij, cenojnë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t'u informuar.

Në qendër të kundërshtimeve janë kufizimet për përdorimin e telefonave celularë dhe regjistrimet audio gjatë seancave gjyqësore, si dhe procedurat e akreditimit të gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e Gjykatës së Posaçme.

Sipas pretendimeve të AGSH-së, këto masa krijojnë pengesa për raportimin e drejtpërdrejtë dhe dokumentimin e zhvillimeve në gjykatë, duke vështirësuar përcjelljen e informacionit te publiku.

Rregullorja e kundërshtuar hyri në fuqi më 1 shtator 2026 dhe shkaktoi reagime nga përfaqësues të medias, të cilët kërkuan rishikimin e kufizimeve.

Kalimi i çështjes në seancë plenare nuk nënkupton se Gjykata Kushtetuese i ka pranuar pretendimet e gazetarëve apo se rregullorja është shfuqizuar. Kushtetuesja do të shqyrtojë argumentet për të përcaktuar nëse dispozitat e kundërshtuara janë në përputhje me Kushtetutën.

Vendimmarrja përfundimtare pritet të sqarojë kufijtë ndërmjet rregullave për administrimin e seancave gjyqësore dhe garantimit të lirisë së medias, transparencës dhe së drejtës së qytetarëve për informim.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme