Politika 9 November 2026, 13:56 Nga VNA

EKSKLUZIVE / Rama nuk humbet kohë: Pas heqjes së taksës së karburantit, vendoset "vinjeta" – taksa e re mbi çdo makinë që përdor rrugët kombëtare

Ndaje në Whatsapp

EKSKLUZIVE / Rama nuk humbet kohë: Pas heqjes së taksës së

Një lëvizje e re fiskale po përgatitet në heshtje në Kuvendin e Shqipërisë. Përmes një projektligji të depozituar me nismë deputeti, maxhoranca përgatit terrenin për heqjen e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, por njëkohësisht vendos një tarife të re përdorimi për rrjetin rrugor kombëtar: vinjetën.

Nisma ligjore është siguruar ekskluzivisht nga VNA.

Detajet e nismës ligjore

Sipas dokumenteve zyrtare të protokolluara në Kuvend, projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998 'Për transportet rrugore'" është propozuar nga deputeti Andi Qose.

Projektligji synon transformimin e skemës së tarifimit rrugor, duke e argumentuar atë me heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekë/litër (që nga 1 janari 2027) dhe rishpërndarjen e saj.

 * Objekti i taksimit: Vinjeta do të zbatohet si tarifë përdorimi e rrjetit rrugor kombëtar për mjetet e lehta, autobusët dhe, përkohësisht deri më 31 dhjetor 2029, edhe për mjetet e rënda të mallrave.

 * Performanca për mjetet vendase: Për të gjitha mjetet e regjistruara në Shqipëri, detyrimi i vinjetës vjetore do të përfshihet drejtpërdrejt brenda taksës vjetore të mjeteve të përdorura.

 * Mjetet e huaja: Mjetet e regjistruara jashtë Shqipërisë do të detyrohen të blejnë vinjetë në pikat e kalimit kufitar apo online.

Elementët e tjerë me rëndësi në këtë nismë
 * Ndërtimi i një skeme me "tarifë agjenti" dhe fshehja e kostove reale. 
   Të ardhurat nga vinjeta nuk do të shkojnë të plota në buxhet. Projektligji parashikon që dy institucione — Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) si emetuese dhe "Enti Kombëtar i Operimit Rrugor" sh.a. (EKORR) si shpërndarës/shitës — do të mbajnë paraprakisht një "tarifë agjenti" nga të ardhurat e mbledhura për të mbuluar kostot e tyre operative, mirëmbajtjes dhe sistemeve. Vetëm pjesa e mbetur (neto) do të derdhet në Buxhetin e Shtetit.

 * Kufijtë maksimalë të tarifimit (Periudhat e vlefshmërisë)
   Për mjetet e lehta, vinjeta do të ofrohet ditorë, 10-ditore, 30-ditore dhe vjetore (365 ditë). Projektligji përcakton tavanet si përqindje mbi tarifën vjetore:
   * Ditore: deri në 9% të tarifës vjetore.
   * Javore: deri në 11% të tarifës vjetore.
   * 10-ditore: deri në 12% të tarifës vjetore.
   * Mujore (30-ditore): deri në 19% të tarifës vjetore.
   * 2-mujore (60-ditore): deri në 30% të tarifës vjetore.
 * Përjashtimet dhe rrugët me koncesion
   Segmentet rrugore që janë me koncesion apo PPP (si Rruga e Kombit), si dhe ura apo tunele me tarifa të veçanta, përjashtohen nga rrjeti i vinjetës për të shmangur pagesën e dyfishtë. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave do të përcaktojë reduktime apo përjashtime për mjetet me emetime zero (elektrike/hidrogjen), ato me emetime të ulëta, motomjetet dhe mjetet e regjistruara në shtetet kufitare.

 Kamera dhe monitorim nga Policia e Shtetit
   Kontrolli i e-vinjetës do të kryhet automatikisht pa ndalur qarkullimin përmes kamerave për leximin e targave të Policisë së Shtetit të lidhura me regjistrat elektronikë të DPSHTRR-së.

 Gjobat dhe sanksionet

  Përdorimi i rrjetit rrugor pa vinjetë të vlefshme dënohet me gjobë me masën e tarifës së vinjetës mujore për kategorinë përkatëse të mjetit, si dhe me detyrimin për pajisjen e menjëhershme me vinjetë. Kurse për EKORR sh.a., shkelja e detyrimeve sanitare apo mbledhjes dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.

EKSKLUZIVE / Rama nuk humbet kohë: Pas heqjes së taksës së

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme