Politika 9 November 2026, 12:06 Nga VNA

Ministri krenohet me arrestimin e grabitësit të bankës, por a i gjen teknologjia edhe autorët e vrasjeve në mes të ditës?

Ndaje në Whatsapp

Ministri krenohet me arrestimin e grabitësit të bankës, por a i

Ministri i Brendshëm ka zgjedhur të promovojë suksesin e Policisë së Shtetit pas arrestimit të një personi të dyshuar për grabitjen e një banke në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar identifikimin e të dyshuarit, i cili kishte vepruar i maskuar, duke e paraqitur rastin si dëshmi të rëndësisë së investimeve në teknologji dhe forcimit të kapaciteteve hetimore.

“Maska nuk të fsheh nga ligji!”, shkruan ministri, duke theksuar se qytetarët duhet të ndihen të sigurt në punë, në rrugë dhe në lagjet e tyre.

Arrestimi i një personi të dyshuar për grabitje është padyshim një rezultat pozitiv për Policinë e Shtetit. Por entuziazmi i ministrit nuk tregon dot se pse teknologjia nuk është kaq efektive kur bëhet fjalë për identifikimin e autorëve të vrasjeve të kryera në mes të ditës, në hapësira publike?

Në një vend ku siguria publike vihet në provë edhe vrasjet bëhen në mes të ditës, më e pakta që mund të bëjë ministri i Brendshëm është të na i kursejë mburrjet se një grabitës banke kapet pas disa ditësh.

Kamerat inteligjente nuk duhet të shërbejnë vetëm për identifikimin e personave të dyshuar për grabitje apo për monitorimin e protestuesve. Efektiviteti i tyre duhet të matet edhe me rezultatet në hetimin e ngjarjeve të rënda kriminale, aty ku siguria dhe jeta e qytetarëve janë drejtpërdrejt të kërcënuara.

Përndryshe, kur një rezultat i vetëm promovohet me kaq entuziazëm, ndërsa pyetjet për efektivitetin e teknologjisë në luftën kundër krimeve të rënda mbeten pa përgjigje, në mendje vjen shprehja popullore “u mbars mali dhe polli një mi”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme