Politika 8 November 2026, 12:46 Nga VNA

“Berisha në burg” përplasi dje studentët me demokratët, kreu i PD vijon avazin: Janë të paguar, "Flamingot" prishën revolucionin

Ndaje në Whatsapp
“Berisha në burg” përplasi dje studentët me

Thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, u dëgjuan sërish në protestën e djeshme, duke shkaktuar edhe përplasje mes të rinjve protestues dhe mbështetësve të opozitës. 

Në një komunikimi online me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i PD, ka akuzuar organizatorët e protestave paqësore se janë të paguar nga kryeministri Edi Rama dhe se po përpiqen të pengojnë mobilizimin e opozitës.

Berisha iu rikthye protestave të mëparshme, duke i cilësuar ato si një projekt politik që, sipas tij, synonte të largonte qytetarët nga opozita dhe të dobësonte përpjekjet për rrëzimin e qeverisë.

“Beteja në politike behet në rrafshin psikologjik. Poseduesit e megafonëve të paguar dolën me sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ ose ‘opozitë e shitur’. Armë kjo, për ata që kanë ABC-në e propagandës, e një qeverie që përpiqet të mbulojë krimet dhe vjedhjet”, u shpreh Berisha.

Kreu demokrat përdori edhe termin “flamingot”, duke pretenduar se qëndrimet e tyre kanë ndikuar në dobësimin e protestave kundër qeverisë.

“Flamingot prishën protestën, sepse mbështetësit e opozitës nuk i bashkoheshin. Thonin: ‘Kë do të votoj në rast se ikën Rama?’. Ky projekt është piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e Shqipërisë”, deklaroi ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme