Inteligjenca artificiale po bën karrierë në politikën shqiptare. Rama ka Diellën ministre, ndërsa brenda PS-së po lind edhe opozita revolucionare me IA.
Elisa Spiropali ka postuar në Facebook një poster ku shfaqet si Che Guevara, me beretë, yll të kuq dhe flamuj shqiptarë, nën titullin “Kreu i Puçit”.
“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, është mesazhi që shoqëron posterin.
Pas qeverisë digjitale, socialistët po provojnë edhe revolucionin digjital. Mbetet vetëm një hollësi: a do ta rrëzojë Elisa Ramën, apo do ta përjashtojë ky nga grupi parlamentar me një klikim?






















