Politika 7 November 2026, 22:28 Nga VNA

Tabaku akuzon partitë e vogla se nxisin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”: Duan protagonizëm

Ndaje në Whatsapp
Tabaku akuzon partitë e vogla se nxisin thirrjet “Rama në burg,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar partitë e vogla politike se stimulojnë thirrjet kundër Sali Berishës gjatë protestave qytetare, me qëllim për të fituar protagonizëm politik.

Në një intervistë për News24, Tabaku komentoi parullën “Rama në burg, Berisha në burg”, e cila është dëgjuar gjatë protestave të fundit, duke deklaruar se jo të gjitha këto thirrje janë spontane.

“Jo të gjitha këto thirrje janë organike. Ka forca të vogla politike që i stimulojnë. Mund të ketë edhe qytetarë, mund të mos iu pëlqej edhe unë”, deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, debati për drejtimin e Partisë Demokratike është mbyllur, pasi Berisha është zgjedhur dy herë kryetar gjatë katër viteve të fundit. Ajo theksoi se drejtuesin e një partie e zgjedhin anëtarët dhe jo protestuesit në shesh.

Megjithatë, deputetja demokrate bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave opozitare, përfshirë edhe partitë e vogla që, sipas saj, stimulojnë thirrjet kundër Berishës.

“Secila prej partive, duke nisur nga PD si më e madhja, në këtë moment ndoshta mund të humbë pak nga vetja duke shtrirë dorën edhe për koalicione jo tradicionale, me parti që nuk kemi menduar njësoj”, u shpreh Tabaku.

Ajo këmbënguli se largimi i Edi Ramës nga pushteti mund të arrihet vetëm përmes bashkimit të çdo faktori opozitar.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme