Kronika 9 November 2026, 13:20 Nga VNA

SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, akuzohet për favorizim në tenderat e KESH-it

Ndaje në Whatsapp

SPAK kërkon 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera gjatë kohës kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Çështja lidhet me një procedurë prokurimi të zhvilluar në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë pa TVSH.

Sipas SPAK, gjatë zhvillimit të procedurës janë kryer veprime që dyshohet se kanë favorizuar kompaninë “Consulting & Management Albania”, e cila rezultoi fituese e tenderit.

Hetimet kanë përfshirë edhe persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë të KESH-it dhe persona të lidhur me kompaninë fituese.

Beci po gjykohet për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa vendimi përfundimtar për kryebashkiakun e Shkodrës ende nuk është dhënë.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme