Kronika 8 November 2026, 18:52 Nga VNA

“Skifterët” shqiptarë godasin në Angli! Pesë të dënuar, grabitje banesash me mbi 500 mijë paund sende të vjedhura

Ndaje në Whatsapp
“Skifterët” shqiptarë godasin në Angli! Pesë

Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe për përfshirje në raste të ndryshme grabitjesh banesash, sipas njoftimeve zyrtare të Policisë së Kentit dhe Policisë Metropolitane të Londrës.

Mes tyre është 45-vjeçari Dionis Doku, me origjinë nga Sanxhaku i Krujës, i cili është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg nga një gjykatë britanike, pasi pranoi fajësinë për nëntë grabitje banesash.

Sipas Policisë së Kentit, Doku kishte vjedhur bizhuteri, para dhe çanta të markave luksoze, me vlerë të përgjithshme mbi 500 mijë paund, në banesa në Kent, Londër, Buckinghamshire dhe Surrey.

Identifikimi i tij u bë i mundur falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në disa vende ngjarjeje, përfshirë një shishe spraji antibakterial që ishte përdorur për pastrim. Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, ai u arrestua në një stacion autobusi në Londër.

Ndërkohë, Policia Metropolitane ka njoftuar edhe dënimin e katër shqiptarëve të tjerë për grabitje banesash në Londër.

Çlirim Ferizi dhe Oresti Saliaj janë dënuar përkatësisht me 2 vite dhe 3 vite e 6 muaj burg. Ata shënjestronin kryesisht banesat e familjeve me origjinë nga Azia Jugore, duke kërkuar bizhuteri dhe sende me vlerë. Për identifikimin e tyre, policia përdori pamjet e kamerave, provat biologjike dhe të dhënat e kartave të transportit publik.

Në një tjetër çështje, Dionis Hetaj dhe Arben Cuka janë dënuar me gjithsej 5 vite burg për grabitje të lidhura me njëra-tjetrën. Hetaj u arrestua pasi u gjet mbi çatinë e një banese në Ealing, ndërsa përpiqej t’i shmangej policisë.

Autoritetet britanike theksojnë se provat shkencore, kamerat e sigurisë dhe gjurmimi i lëvizjeve kanë qenë vendimtare për zbardhjen e këtyre rasteve.

 

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme