Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim, ku një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur, duke pësuar dëmtime trupore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes mes dy mjeteve.
Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesit të motomjetit, ndërsa priten të dhëna të tjera mbi ngjarjen.






















