Një javë pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, është arrestuar autori i dyshuar. Ai është Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora.
Grabitja ndodhi të hënën e javës së kaluar, në orën 10:45. Një person me skafandër në kokë dhe me një çantë në sup hyri në bankë dhe i drejtoi armën rojës private. Roja u dorëzua dhe hyri në hollin e bankës.
Autori u drejtua më pas te arka, ku kërcënoi arkëtaren, mori 60 mijë euro dhe u largua me një skuter elektrik.
Duka dyshohet se ka kryer edhe një grabitje tjetër në të njëjtën zonë, disa muaj më parë.






















