Politika 9 November 2026, 14:54 Nga VNA

Komisioni i Reformës Zgjedhore sa për të bërë prezencën, PS dhe PD përplasen për rendin e ditës dhe mbyllin mbledhjen

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Reformës Zgjedhore sa për të bërë

Komisioni i Reformës Zgjedhore iu rikthye punës pas një periudhe bllokimi, me rikthimin e opozitës në tryezën e diskutimeve. Por rifillimi rezultoi jetëshkurtër, pasi Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u përplasën për rendin e ditës, duke e mbyllur mbledhjen pa asnjë vendimmarrje konkrete.

Bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, akuzoi socialistët se po shmangin rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR-it, veçanërisht ndarjen e shtetit nga partia dhe ndalimin e përdorimit të burimeve publike në zgjedhje. Ai kërkoi gjithashtu lista 100% të hapura, përfshirë zgjedhjen e këshillave bashkiakë.

“Duam lista të hapura 100 përqind. Duhet listë e hapur 100 përqind edhe për Këshillin Bashkiak. Deri tani për propozimet tona kemi vetëm ‘Jo’”, deklaroi Bylykbashi, duke akuzuar PS-në se po pengon ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca i ka gati propozimet teknike për reformën, përfshirë administrimin e zgjedhjeve nga një administratë e paanshme. Ai u shpreh i hapur për diskutimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor, por kërkoi që njëkohësisht të shqyrtohet edhe ulja e numrit të deputetëve.

“Nëse ne duam të ndryshojmë sistemin zgjedhor, përfshirë edhe variantin e një sistemi proporcional, duhet të adresojmë njëkohësisht dhe numrin e mandateve të deputetëve”, u shpreh Gjiknuri.

Përplasja përfundoi me largimin e përfaqësuesve demokratë dhe ndërprerjen e mbledhjes. Ndërkohë, koha për arritjen e një marrëveshjeje po ngushtohet, pasi mandati i komisionit përfundon më 30 nëntor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme