Bota 1 August 2026, 16:38 Nga VNA

Vdekja e 38-vjeçares skoceze në Greqi, policia përshpejton hetimet për të zbuluar shkakun

Ndaje në Whatsapp
Vdekja e 38-vjeçares skoceze në Greqi, policia përshpejton

Policia greke ka përshpejtuar analizat toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 38-vjeçares skoceze Elisabeth-Jane Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në lagjen Kypseli të Athinës më 18 korrik.

Sipas autoriteteve, rezultatet e analizave pritet të dalin brenda pak ditësh, pasi çështja është trajtuar me prioritet. Deri tani, policia nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje, ndërsa autopsia dhe analizat toksikologjike pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes.

Elisabeth-Jane Ross, e njohur nga familjarët si Lisa, kishte udhëtuar nga Edinburgu drejt Greqisë në fund të qershorit dhe ishte raportuar e zhdukur më 15 korrik. Fillimisht ajo kishte qëndruar në zonën e Keratsinit, pranë Athinës, te miq grekë, të cilëve u kishte thënë se do të shkonte në Kypseli për të takuar disa miq amerikanë.

Hetuesit po punojnë për të identifikuar dhe gjetur këta shtetas amerikanë, ndërsa një tjetër element që po hetohet është fakti se telefoni celular i 38-vjeçares vijoi të dërgonte sinjal dhe disa mesazhe edhe disa ditë pas vdekjes së saj.

Ministria e Jashtme britanike ka konfirmuar se po ofron mbështetje konsullore për familjen dhe është në kontakt me autoritetet greke. Ndërkohë, kryeministri i Skocisë, John Swinney, e ka cilësuar ngjarjen si “absolutisht tronditëse”, ndërsa edhe Policia e Skocisë po asiston familjarët e viktimës.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme