Bota 1 August 2026, 16:33 Nga VNA

Raporti: Parlamenti britanik mbetet “vendi i fundit i punës i zhytur në alkool”, deputetëve u ofrohen pije falas që në mesditë

Ndaje në Whatsapp
Raporti: Parlamenti britanik mbetet “vendi i fundit i punës i zhytur

Parlamenti britanik vazhdon të ketë një kulturë të fortë të konsumit të alkoolit, ku deputetëve u ofrohen pije falas që nga mesdita dhe ku disa prej tyre kanë përfunduar në spital pas konsumit të tepërt. Këto janë gjetjet e një raporti të publikuar nga Institute of Alcohol Studies (IAS).

Raporti e përshkruan Westminster-in si “vendin e fundit të punës në Britani të zhytur në alkool”, ku pirja është pjesë e jetës profesionale, takimeve, lobimit dhe rrjetëzimit, në një mënyrë që do të ishte e pazakontë në shumicën e vendeve të tjera të punës në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi bazohet në një anketë me 190 deputetë dhe punonjës të Parlamentit, përfshirë 24 deputetë, 58 punonjës të Westminster-it dhe 108 punonjës të zyrave parlamentare në zonat zgjedhore.

Një deputet rrëfeu se alkooli është i disponueshëm që në takimet e mesditës. “Shkon në një takim në orën 12:00 dhe alkooli është aty. Në punën time të mëparshme kjo do të ishte e paimagjinueshme”, tha ai.

Një tjetër deputet ngriti shqetësimin për pijet falas në aktivitetet e organizuara nga grupe interesi për të lobuar tek deputetët. “Ku tjetër në një vend pune do të gjeje alkool falas, përveç ndonjë feste të fundvitit? Në jetën normale kjo nuk ndodh”, u shpreh ai.

Sipas raportit, deputetët mund të konsumojnë alkool lirshëm që nga mesdita, ndërsa kjo praktikë ka krijuar një qëndrim të normalizuar ndaj konsumit të tepërt.

Raporti evidenton se:

* 42% e deputetëve thanë se gjatë gjashtë muajve të fundit u është ofruar alkool në takime ose aktivitete pune të paktën një herë në javë.
* 13% thanë se kjo ndodhte çdo ditë.
* 22% deklaruan se kishin shqetësime për mënyrën si konsumonte alkool një koleg.

Autorët e raportit theksojnë se orët e gjata të punës, vetmia e deputetëve larg familjeve, presioni i detyrës dhe nevoja për të krijuar kontakte profesionale nxisin konsumimin e alkoolit.

Një nga dëshmitë më shqetësuese ishte ajo e një deputeti që tregoi se disa kolegëve u është dashur t’u bëhej lavazh stomaku në spital pas konsumit të tepërt të alkoolit dhe se ata janë rikthyer në Parlament që të nesërmen.

Deputetja e Partisë së Gjelbër, Hannah Spencer, e ka cilësuar kulturën e alkoolit në Westminster si “joprofesionale dhe shqetësuese”, duke thënë se në korridoret e Parlamentit “mund ta nuhasësh alkoolin mes votimeve”.

Edhe deputetë të Partisë Laburiste kërkojnë ndryshim. Cat Smith deklaroi se nuk do të pranohej që një kirurg të operonte apo një shofer të drejtonte mjetin pasi kishte pirë alkool, ndaj nuk duhet të pranohet as që ligjvënësit të votojnë ligjet e vendit në këto kushte.

Ndërsa deputetja Beccy Cooper, ish-specialiste e shëndetit publik, e quajti raportin një “këmbanë alarmi” dhe kërkoi që Parlamenti të miratojë për herë të parë një politikë zyrtare për konsumimin e alkoolit në vendin e punës.

Nga ana tjetër, administrata e Parlamentit deklaroi se u kujton vazhdimisht të gjithë punonjësve të përdorin alkoolin me përgjegjësi, por theksoi se çdo ndryshim në rregullat për shitjen apo ofrimin e alkoolit duhet të vendoset nga vetë deputetët.

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme