Kronika 28 April 2025, 12:11 Nga VNA

Vau i Dejës, kapen 2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë

Ndaje në Whatsapp
Vau i Dejës, kapen 2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë

 

Në fshatin Vig të Vaut të Dejës janë gjetur në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se përdori dronët dhe informacionet nga inteligjenca policore, për të identifikuar 2 zonat ku ndodhej sasia e kanabisit.

Po ashtu bëhet e ditur se një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve dhe fidanëve.

Njoftimi

Plan i detajuar operacional i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni masiv do të shtrihet në të gjithë vendin.

Të përfshira në operacion, Drejtoritë Vendore të Policisë, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Policia Kufitare.

Në kuadër të operacionit, u evidentuan dhe u goditën nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional që është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të evidentuar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me përdorimin e dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar në dy zona të shpyllëzuara në territorin e fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e bimëve dhe e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve dhe fidanëve.

 

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme