Kronika 27 April 2025, 12:50 Nga VNA

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, autori e priti 30 minuta në derën e shtëpisë. Policia: Ishte me maskë anticovid, u largua në këmbë…

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, autori e priti 30 minuta në

Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxha në Vlorë. Autori i dyshuar i ngjarjes e ka pritur shënjestrën e tij për afro 30 minuta poshtë banesës së tij dhe, në momentin që Hoxha ka dalë, rreth orës 06:20, e ka qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në trup.

Kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar momentin kur Hoxha është qëlluar për vdekje, por kanë fiksuar autorin e dyshuar duke u larguar në këmbë.

Ai rezulton të jetë i veshur me rroba ngjyrë blu, në kokë mban kapele dhe maskë anticovid në fytyrë. Pas krimit, ai, ashtu sikurse ka ardhur, është larguar në këmbë. Renato Hoxhaj, që punonte roje nate, u vra në lagjen “Hajro Çakërri”.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme