Kronika 26 Prill 2025, 10:10 Nga VNA

Tentuan të kalonin 20 pako me drogë për në Greq, dy transportuesit braktisin çantat pasi pikasen nga policia

Ndaje në Whatsapp
Tentuan të kalonin 20 pako me drogë për në Greq, dy

Dy shtetas kanë tentuar të kalonin përmes kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Greqisë dy çanta të mbushura me pako me drogë.

Ata janë pikasur patrulla e Policisë Kufitare në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, midis piramidave 43 dhe 44.

Efektivët kanë konstatuar në largësi dy shtetasit që transportonin çantat mbushur me kanabis.

Kur kanë parë punonjësit e Policisë, ata kanë braktisur çantat e krahut ku u gjetën 20 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 32.3 kilogramë dhe janë larguar në thellësi të kufirit ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

Një prej tyre është identifikuar, por raportohet se për arsye hetimi gjeneralitetet e tij nuk bëhen publike. Ndërsa vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Parandalohet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Parandalimi nga Policia Kufitare në DVKM në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë.

Sekuestrohen rreth 32.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Tentuan të transportonin me dy çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Greqisë 20 pako me lëndë narkotike kanabis, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe vijon puna për identifikimin edhe të autorit dhe kapjen e tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimit në DVKM dhe patrulla e Policisë Kufitare që patrullonin në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit , midis piramidave 43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë njoftuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Dy shtetasit që transportonin çantat kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit , ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

Nga këqyrja e çantave , grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Video

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Direkt nga New York, Ora e Përrallës nga Shëndetësia… Si i bindim të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë civilë nga rrënojat pasi një valë e re sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli goditi një lagje në kryeqytetin e Iranit, Teheran.  Videoja më poshtë tregon momentet e shpëtimit të civilëve nga ekipet e emergjencës pas bombardimeve në Teheran.

Poezia e parë e kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme