Bota 14 September 2026, 19:55 Nga VNA

Dy foto dhe një video të fshira nga telefoni i mjekes/ Zbulohen të dhëna të reja për orët e fundit të Giorgos Mazonakis

Ndaje në Whatsapp
Dy foto dhe një video të fshira nga telefoni i mjekes/ Zbulohen

Të dhëna të reja digjitale, të konsideruara veçanërisht të rëndësishme për hetimin e vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, janë zbuluar në telefonin e mjekes Ioanna Gaka.

Sipas mediave greke, ekspertët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminalistike kanë rikuperuar dy fotografi dhe një video të fshira, të realizuara pasditen e 9 shtatorit në klinikën e rrugës Karneadou në Athinë, ku këngëtari po i nënshtrohej procedurës së plazmaferezës.

Fotografia e parë është bërë në orën 14:43:36, videoja në 14:43:55 dhe fotografia e dytë në 14:45:22. Të tre skedarët janë fshirë pothuajse njëkohësisht, pak pas orës 19:09, përpara se dy mjekët të paraqiteshin në komisariatin e Kypselit për të dëshmuar. Ekspertiza ka zbuluar gjithashtu gjurmë që tregojnë se fotografia e parë është dërguar në një numër tjetër, identifikimi i të cilit kërkon heqjen e sekretit telefonik.

Në njërën prej fotografive, sipas raportimeve, Mazonakis shfaqet i shtrirë në shtratin e klinikës, me sytë e mbyllur dhe i lidhur me aparaturën që ishte ende në funksion. Të dhënat e vendndodhjes të ruajtura në fotografi përkojnë me adresën e klinikës në rrugën Karneadou.

Në qendër të hetimit ndodhet edhe intervali prej 49 minutash ndërmjet alarmit të parë të aparaturës dhe telefonatës për ndihmë. Procedura raportohet se nisi në orën 14:37, ndërsa alarmi i parë u regjistrua në 15:22. Sinjale të tjera u shënuan në 15:23 dhe 15:45, por EKAB u njoftua vetëm në orën 16:11.

Autoritetet po hetojnë se çfarë ndodhi brenda klinikës gjatë këtij intervali, në çfarë gjendjeje ishte këngëtari, çfarë veprimesh ndërmorën personat e pranishëm dhe përse ndihma urgjente nuk u kërkua më herët.

Dëshmia e taksistit që e dërgoi Mazonakis në klinikë tregon se këngëtari mbërriti në rrugën Karneadou pak para orës 14:00. Shoferi ka deklaruar se ai kishte një gërvishtje në ballë, por gjatë udhëtimit nuk shfaqte sjellje të pazakontë dhe nuk dukej si një person në gjendje të rënduar shëndetësore.

Hetimi vijon, ndërsa skedarët e rikuperuar dhe të dhënat e aparaturës pritet të jenë vendimtarë për rindërtimin e minutave të fundit të këngëtarit dhe përcaktimin e përgjegjësive të mundshme

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme