
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në një qytet të Libanit. Mes viktimave raportohet se janë edhe gjashtë fëmijë.
Vijimi i bombardimeve ka shtuar frikën në Liban për nisjen e një fushate të re ushtarake izraelite, pavarësisht armëpushimit të arritur në qershor, i cili synonte t’u jepte fund luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Ushtria izraelite deklaroi se sulmet pasuan lëshimin gjatë natës të dy dronëve të armatosur nga Hezbollahu kundër trupave izraelite pranë kreshtës Ali al-Taher, në Libanin juglindor.
Sipas Izraelit, në këtë zonë Hezbollahu dyshohet se ka ndërtuar një kompleks ushtarak nëntokësor.






















