Kronika 24 April 2025, 17:39 Nga VNA

“I kishte thënë të ëmës që do vetvritej”/ Shoku i 15-vjeçarit: Nëna e kishte denoncuar në polici

Ndaje në Whatsapp
“I kishte thënë të ëmës që do

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar është vetëvarur dhe është gjetur në banesë nga familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar edhe në spital pa shenja jete, rreth orës 13:30 në datën 20 prill.

Në një intervistë në emisionin me Zemër të Hapur në News24, me autoren Evis Ahmetim, shoku i të miturit, ka ndarë disa detaje të pathënë në këtë histori.

Ai ka treguar se me Veipin kishte një miqësi të ngushtë dhe ndante shumë kohë me të. Sipas tij, 15-vjeçari kishte pasur disa probleme familjare, por nuk kishte të bënte me gjendjen familjare.

Më tej ai mohoi se Veipi të ishte bulizuar nga të tjerët, duke shtuar se ishte një person shumë social.

Shoku theksoi se nuk ishte në dijeni që ai të kishte ndonjë problem që e shqetësonte pasi ai nuk shfaqte asnjë shenjë trishtimi.

“Me Veipin njihesha në fillim të klasës së 10. Ai ishte shoku i parë që bëra në klasë. U miqësuam shumë shpejt. Unë personalisht e kam patur shok të ngushtë dhe me të rrija gjatë gjithë ditës. Ishim në një klasë dhe uleshim bashkë shumicën e kohës. Familja e tij nuk kishte asnjë problem ekonomik. Ishin një familje e rregullt dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Veipi nuk bulizohej asnjëherë. Personalisht akoma nuk arrij ta kuptoj se përse e beri, por mesa kam parë dhe dëgjuar, thonë që ka pasur probleme familjare. Unë e kam takuar për herë të fundit të premten pasi mbaruam mësimin, ai më shoqëroi deri në shtëpi. Patëm vetëm një bisedë normale asgjë e veçante si çdo ditë. Ai nuk jepte asnjë shenjë trishtimi, po të ishte shprehur, do e kisha pyetur për më shumë për ta ndihmuar. Nuk e njoh të dashurën e tij, por ai e përmendte gjithmonë.” tha ai.

Gjatë bisedës ai foli edhe për një ngjarje që kishte ndodhur para vetëvrasjes së 15 -vjeçarit. Ai tha se nëna e kishte denoncuar Veipin pasi kishte parë një video që i ishte dërguar, në të cilën shihej Veipi duke tentuar të mbyste një fëmijë më të vogël në moshë, por ai theksoi se çdo gjë kishte qenë vetëm një shaka.

Një tjetër detaj prekës në këtë histori ishte mosprania e babait të miturit, i cili sipas deklaratës së shokut, ai e takonte shumë rrallë.

Ai tha gjithashtu se nëna nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje dhe se ishte në dijeni që ai mund ta bënte një akt të tillë, por sipas saj, Veipi e bënte se kërkonte vëmendje.

“Një ditë më para mamaja e tij e kishte denoncuar në polici të premten djalin e saj për dhunë, sepse para disa kohësh ishin me shokët e bënin lojëra kot dhe shaka me njëri tjetrin duke bërë mundje në fshat. Ishte bërë një video kur Veipi po mundohej me një fëmijë tjetër më të vogël dhe po tentonte ta mbyste, por ishte vetëm një shaka. Mamasë nuk i bënte fare përshtypje.

Nuk e di nëse ai foli me dikë se nëna e kishte denoncuar. Ai e kishte pohur si gjë ditën e ngjarjes te shokët e fshatit dhe nëse do reagonin s’do të kishte kohë. Babain nuk e kishte pranë. Kishte marrëdhënie të mira me të, por e takonte shumë rrallë dhe qëndronte shumë pak me të. Ai i kishte thënë nënës që do kryente vetëvrasje, por ajo kishte thënë të tjerëve që ai bënte për të tërhequr vëmendje.” theksoi shoku i 15-vjecarit.

Ai tregoi se disa ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë Veipi kishte lënë një letër, ku sipas tij do të shpjegohej edhe arsyeja e vendimit për aktin tragjik. Shokët nuk e kishim marrë shumë seriozisht pasi kishin menduar se ishte një shaka, por sipas tij, i mituri kohët fundit kishte shpërndarë në rrjetin social Tik-Tok për vetëvrasjen që do të kryente.

Shoku i 15-vjeçarit përfundoi rrëfimin e tij duke theksuar edhe njëherë, se shkaku i vetëvrasjes mund të jetë familja e tij sepse mamaja nuk i kishte dalë asnjëherë në krahë.

“Pyeta disa kushërinj të tij dhe më thanë që rreth orës 1 e drekës pasi kishte ikur në shtëpi sepse kishte dalë me shokët në fshat, kishte përmendur edhe një letër që në rast se do vdiste aty do shpjegonte çdo gjë. Atë ditë më dërgonte disa foto që kishim bashkë pasi kishim luajtur playstation. Të gjithë menduam se ishte një shaka që ai do bënte vetëvrasje sepse ishte një person shumë mirë psikologjikisht dhe s’kishte shfaqur asnjë problem.

Kohët e fundit kishte filluar të bënte disa poste në Tik-Tok në lidhje me vetëvrasjen. Ai ishte një person shumë social. Një ditë i kishte ikur furgoni dhe mori mamin në telefon dhe e pyeti se kur do shkonte ta merrte se aty ishte një urë të madhe. Unë mendoj se shkaku i vetëvrasjes është bërë familja pasi mamaja e tij nuk i dilte asnjëherë në krah.” përfundoi ai.

 

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme