Kronika 25 April 2025, 11:52 Nga VNA

SPAK apeloi vendimin e GJKKO për Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën, shtyhet seanca

Ndaje në Whatsapp
SPAK apeloi vendimin e GJKKO për Artan Gaçin dhe Olta

Gjykata e Apelit të Posaçëm shtyu për në datën 8 maj seancën gjatë së cilës do të shqyrtojë një ankim yë SPAK kundër vendimit të GJKKO që e detyronte të hetonte Olta Xhaçkën, ish-ministre dhe bashkëshortin e saj ish-deputetin e PS-së Artan Gaçi.

SPAK pretendon se ka kryer çdo veprim hetimor dhe nuk ka gjetur shkelje apo implikim të çiftit në procesin e tjetërsimit të mbi 11 mijë metrave katrorë tokë në Gjilekë të Himarës mbi të cilën Gaçi fitoi statusin e investitorit strategjik.

Xhaçka dhe Gaçi u kallëzuan nga Fredi Beleri kur ai ndodhej në paraburgim në pritje për tu gjykuar për korrupsion zgjedhor ku dhe u shpall fajtor.

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme