Kronika 26 April 2025, 18:26 Nga VNA

Aksident në aksin Korçë- Pogradec, lëndohet 45 vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Korçë- Pogradec, lëndohet 45

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të Maliqit. Bëhet me dije një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me muret në anë të një karburanti, pasi 45 vjeçari, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Mësohet se një person është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Korçës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon më tej për zbardhjen e rrethanave. Ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/ Informacion paraprak. Rreth orës 17:40 në aksin rrugor "Maliq-Korçë", në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme