Kronika 26 April 2025, 11:12 Nga VNA

I dhanë Metadon pacientit në kundërshtim me protokollin mjekësor, Prokuroria e Fierit çon në gjyq mjekun dhe infermierin

Ndaje në Whatsapp
I dhanë Metadon pacientit në kundërshtim me protokollin

Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim mjekun dhe infermierin për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’ pasi dhanë metadon në kundërshtim me protokollin mjekësor.

Mjeku Lulzim Banushaj dhe infermieri Endri Mandro akuzohen për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se mjeku Banushaj, toksikolog ka lëshuar recetë për marrjen e medikamentit “Metadon” një shtetasi që ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e tij dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.

Ndrërsa infermier Mandro i Sektorit të Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, akuzohet se në kundërshtim me detyrën e tij dhe protokollin mjekësor, i ka dhënë një shtetasi medikamentin “Metadon” në dyfishin e sasisë së përcaktuar, duke u mjaftuar vetëm me një recetë mjekësore, pa pasur kartelë mjekësore të pacientit që do të trajtohet me këtë medikament, përkundrejt përfitimit material.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme