Kronika 26 Prill 2025, 11:57 Nga VNA

BKH dhe SPAK “zbarkojnë” në Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, prokurori Olsi Dado në krye të grupit të monitorimit në terren

Ndaje në Whatsapp
BKH dhe SPAK “zbarkojnë” në Elbasan për zgjedhjet e

Këtë fundjavë dhjetra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH),  prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit.

Prania e tyre është vënë re nga qytetarët ndërkohë mbërritja e tyre në këtë qytet në një numër kaq të madh nuk ishte vënë re më parë që nga koha e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

Ky monitorim i rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nga ana BKH dhe SPAK ka mbëshetjen edhe një makineri e tërë monitorimi  nga OSBE, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) si edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare .

Të gjitha këto struktura janë vendosur në gadishmëri të plotë për të kontrolluar çdo  cënim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë .

Aktiviteti i tyre elektoral dhe i mbështetësve të tyre  është nën vëzhgim të rreptë në çdo moment .

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit. Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare  është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor .

Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje  me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.

Rreziku është po kaq potencial edhe për vetë kandidatët për deputetë.

Kush kapet në shkelje gjatë këtij procesi rrezikon jo vetëm të humbasë mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit.

Ndërkohë edhe media është në monitorim për mënyrën e përfshirjes dhe pasqyrimit të zhvillimeve  gjatë këtij procesi zgjedhor.

Media të ndryshme dhe sidomos disa portale kohët e fundit rezulton se kanë publikuar lajme të pavërteta duke aluduar për konflikte dhe dhunë fizike.

Një nga rastet më të fundit ishte ai i publikuar nga disa portale ku deklarohej se ishte dhunuar dhe i ishin shkaktuar plagë të rënda një personi në qytetin e Librazhdit , lajm i cili rezultoi se ishte sajesë për të njollosur procesin e qetë elektoral.

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Punëtorë të huaj nga Azia Jugore kanë nisur të vijnë në Maqedoninë e Veriut, pasi qeveria ka miratuar deri në 10 mijë leje pune për vitin 2026. Opozita e ka akuzuar qeverinë se po lejon një “pushtim migrantësh”. Qeveria i ka hedhur poshtë këto pretendime. Vitin e kaluar, shumica e punëtorëve të huaj erdhën nga Turqia, ndërsa India, Bangladeshi dhe Nepali shënuan rritjen më të shpejtë të numrit të punëtorëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme