Kronika 27 Prill 2025, 10:22 Nga VNA

Mashtrimi me call center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Ndaje në Whatsapp
Mashtrimi me call center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) dorëzoi më 25 prill 2025 në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës. Ata janë subjekt hetimi pasuror në kuadër të procedimit nr.13/2023. Hetimi nisi pas procedimit penal nr.300/2021 për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

SPAK i akuzon për veprime të kryera në kuadër të një organizate kriminale. Vlera e pasurive të sekuestruara arrin rreth 1.9 milionë euro dhe mbi 33 milionë lekë. Pasuritë janë objekt i kërkesës për konfiskim për llogari të shtetit.

Njoftimi

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

 

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

 

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

 

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

 

  1. “Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  2. Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  3. Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
  4.  Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
  5. Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
  6. Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
  7. Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
  8. Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
  9. Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
  10.  Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
  11. Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
  12.  Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
  13. Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
  14. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
  15. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
  16. Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
  17. Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
  18.  Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
  19. Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
  20. Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  21. Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S.  Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
  22. Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

 

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

Video

Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës Ragip Gila, i dyshuar si autor i masakrës me dy të vrarë e dy të plagosur. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë për akuzat vrasje në rrethana cilësuese, vjedhje, armëmbajtje, shkatërrim prone. Gila ekzekutoi Armando Palin e Liridon Lushin si dhe plagosi Erogen Vason që mendohet se ishte shënjestra dhe Meri Kacerin. Kamarierja e lokalit rrezikon të humbasë krahun dhe familja kërkon ndihmë për mjekim jashtë vendit. https://www.vna.al/kronika/njihet-me-masen-e-sigurise-ragip-gila-ne-gjykaten-e-shkodres-autor-i-dy--i14353

Reshjet intensive të shiut që përfshinë dhe qytetin e Vlorës, shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore. Më të prekura rezultuan lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”, ku prania e ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Kukës/ 21-vjeçari pa patentë shkakton aksident dhe largohet nga vendngjarja, shpallet në kërkim Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar si autor i një aksidenti të ndodhur rreth orës 00:30 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Agjencia”. Sipas policisë, i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi I. H.. Pas ngjarjes, A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar G. Ll. dhe R. G., pasagjerë në automjetin e drejtuar nga i riu, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu janë dëmtuar edhe dy automjete të parkuara.

Kanë kaluar mbi 24 orë nga sulmet ajrore të Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të cilat sipas Tel Avivit kishin në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit. Reagimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së shtyu mbledhjen e tij për nesër, për t’i dhënë mundësi kryeministrit të Katarit të marrë pjesë. Qeveria e Katarit kërkon që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mbahet përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, por Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli ishte “plotësisht i justifikuar” pasi synoi udhëheqësit e Hamasit që organizuan sulmet e 7 tetorit 2023. Ndërkohë, Izraeli kreu sot sulme të reja në Jemen, duke deklaruar se forcat ajrore goditën “kampe ushtarake”, selinë e “departamentit të propagandës ushtarake të Houthive” dhe një “depo karburanti”. Në zhvillime të tjera, kryeministri britanik Keir Starmer u takua sot me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili e përshkroi bisedën si “të drejtpërdrejtë” dhe “të ashpër” mbi situatën në Gaza dhe sulmet në Doha. Deri tani nuk ka një deklaratë nga Starmer pas takimit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme