Kronika 27 April 2025, 20:00 Nga VNA

Vrasja e Ilaria Sulës/ Dëshmia që ndryshon: Nga dëshmitari okular misterioz te mesazhet në telefonin e viktimës

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Ilaria Sulës/ Dëshmia që ndryshon: Nga dëshmitari

Jo një ndarje paqësore, por një fiksim i errët që u shndërrua në obsesion. Kjo është tabloja që po ndërtojnë hetuesit për Mark Samson, 23-vjeçarin që vrau ish-të dashurën e tij, Ilaria Sula, dhe që edhe pas krimit nuk reshti së kërkuari mbi jetën sentimentale të vajzës 22-vjeçare dhe nëse ajo kishte nisur një lidhje të re.

Sipas mediave italiane, të cilat citonin hetimet, Samson ka bërë një tjetër deklaratë tronditëse lidhur me krimin e rëndë të ndodhur më 26 mars, ku ai vrau Ilaria Sula. Sipas deklaratës së tij të re, ai ka pohuar se ishte ai që e ka nxjerrë trupin e pajetë të Ilaria Sulas nga shtëpia dhe e ka futur vetë në makinën e tij, duke e transportuar nëpërmjet një valixheje. Megjithatë, për herë të parë, ai ka përmendur edhe një dëshmitar, një person që dyshohet se e ka parë atë kur po tërhiqte valixhen me trupin e viktimës.

Kjo deklaratë ka ngritur shumë pikëpyetje, duke përfshirë pse ky dëshmitar nuk është ende paraqitur para hetuesve. “E ngarkova vetë valixhen në makinë, jam i fortë, më vini në provë. Më ka parë edhe një person,” ka shkruar 23-vjeçari në letrën e tij që i është dorëzuar prokurorëve të Romës nga avokatët e tij.

Hetuesit, të udhëhequr nga prokurori i Romës, Giuseppe Cascini, kanë zbuluar se Samson ka gënjyer disa herë gjatë hetimeve. Ai ka fshehur detaje të rëndësishme, si dështimin në studimet e tij dhe faktin që kishte pasur vetëm një provim të kaluar në arkitekturë. Po ashtu, është zbuluar se ai ka tentuar të devijojë hetimet duke përdorur telefonin e viktimës për të krijuar një alibi false, duke simuluar se Ilaria ishte gjallë dhe kishte takuar një mik të njohur në internet.

Në deklaratat e tij të mëparshme, Samson kishte mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Ilaria Sulas, por tani, i nxitur nga avokatët e tij, ai ka filluar të bashkëpunojë pjesërisht me drejtësinë. Ai tani pohon se celulari i viktimës, i cili më parë tha se ishte hedhur në një pusetë, u gjet nën dyshek në dhomën e prindërve të tij, ku sipas tij, e kishte fshehur nëna e tij.

Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë tensione në hetimet e çështjes dhe ka ngritur pikëpyetje për besueshmërinë e deklaratave të Samson, si dhe për misterin që rrethon dëshmitarin e përmendur. Hetuesit do të vazhdojnë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje tragjike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme