Kronika 27 April 2025, 13:08 Nga VNA

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë pas një konflikti të çastit

Ndaje në Whatsapp

Një konflikt i çastit në Thumanë ka përfunduar me të shtëna armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku pas një sherri për motive të dobëta, një person ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti të parkuar.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas incidentit, autori është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi

Krujë/Informacion paraprak.

Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Policia bën me dije se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme