Kronika 27 Prill 2025, 13:56 Nga VNA

Pas arrestimit si i dyshuar për korrupsion, kallëzim i ri për Roven Zekën në SPAK: Manipuloi dy ngjarje në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Pas arrestimit si i dyshuar për korrupsion, kallëzim i ri për

Enver Sinakoli, kunati i Ardian Capjas kallëzon në SPAK shefin e qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka, pak ditë pas arrestimit të tij si i dyshuar për korrupsion, bashkë me dy vartës.

Sinakoli pretendon se Zeka, në kohën kur ishte shef komisariati në Elbasan, në bashkëpunim me Ulian Shpatarakun aktualisht asistent i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe Edison Tabakun, si dhe prokurorë, kanë manipuluar dy ngjarje ndaj djalit të tij dhe të një të njohuri të të birit.

Enver Sinakoli është babai i Ardit SInakolit, që mbeti i vrarë ne masakrën e 3 shkurtit në Elbasan ndaj pjesëtarëve të familjes Capja, ku viktima mbetën dhe dy persona të tjerë, ndërsa pati shumë të plagosur.

“Më poshtë do ju tregoj dy raste të pastra manipulimi që janë bërë në dëm të djalit tim Ambri Sinakoli dhe në dëm të një shokut të tij Marlen Goxhaj, të cilët Policia e Elbasanit dhe Prokuroria po i përndjekin me një ngjarje të sajuar prej gati 1 viti e 9 muajsh”, thotë Enver Sinakoli në kallëzim.

Episodi i parë

Sikurse sqaron në kallëzim Sinakoli shprehet se më datë 15 korrik 2023 janë vënë në  ndjekje të djalit të tij Ambri Sinakoli dhe pretendohet se nga një makinë tjetër që drejtohej nga Marlen Goxhaj ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër.

Në lidhje me këtë ngjarje, polica ka vajtur dhe ka kqyrur vendin e ngjarjes dhe nuk ka gjetur asnjë provë apo gëzhoja që të jetë qitur me armë.

Në raportin e parë të shërbimit rezulton se nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Ndërsa, sic thekson Sinakoli, oficeri i policisë gjyqësore, Edison Tabaku aktualisht i arrestuar bashkë me Zekën nën dyshimet për korrupsion, ka bërë rikëqyrje e vendit të ngjarjes pa urdhër prokurori dhe në raportin e shërbimit ka shënuar se janë gjetur 3 gëzhoja armësh.

Teksa rendit faktet sipas tij, Sinakoli pretendon se “Në rastin konkret, provohet që ngjarja është e manipuluar nga Policia e cila ka përdorur oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku për të inskenuar gjetjen e gëzhojave, pasi nga aktet nuk rezulton asnjë e dhënë se përse Tabaku ka vajtur për të kqyrur vendin e ngjarjes 14 orë pas kqyrjes që kishte bërë oficeri tjetër”.

Episodi i dytë

Enver Sinakoli pretendon se policia ka manipuluar dhe ngjarjen e ndodhur me datë 19 shtator 2023, ku protagonist është Marlen Goxhaj, shoku i djalit të tij.

Në këtë ngjarje pretendohet se policia i bëri shënje Goxhajt të ndalohej, por ai ka refuzuar.

“E vërteta është ndryshe. Më datë 19.09.2023 rreth orër 15:33, shtetasi Marlen Goxhaj del nga pallati ku banojnë prindërit e tij, i quajtur pallati kinez, tek ish-konservimi në afërsi të parkut Rinia në Elbasan duke u drejtuar për tek automjeti i tij automjeti tip benz me targë AB385KU ngjyrë e zezë, pasi hipën në makinë për të dalë nga parkimi, në sfond në krye të rrugës shafqet një BMË X5 e bardhë me xhama të zinj dhe një Range Rover i Bardhë me Xhama të Zinjë, të cilat i bllokojnë rrugën e daljes. I frikësuar dhe duke parë dy automjete luksoze me xhama të zinj, Marlen Goxhaj ikën mbrapsh në mënyrë që ti shmangej dy automjeteve që i bllokuan rrugën. Da automjetet luksoze i vihen nga pas dhe e ndjekin në distancë. Nga pamjet Filmike, duket qartë që automjetet janë makina luksoze civile pa asnjë shenjë dalluese që janë policia e shtetit, pa fenelina dhe nga makinat nuk kanë zbritur asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që Marlen Goxhaj të kuptonte që ishte policia. Marlen Goxhaj është trembur dhe është ndjerë i kërcënuar nga bllokimi i rrugës që i bën këto automjete luksoze, të cilët e kanë ndjekur nga pas deri në lagjen 6, Emin Matraxhiu por pa iu afruar, çka i ka mundësuar Marlenit të parkojë mankinë në një rrugicë buzë përroit të zaranikës pranë Hotel Universit dhe të largohet. I ndjerë i kërcënuar dhe i friksuar duke mos ditur kush ishin personat që po e ndiqnin, ka njoftuar avokatin që të njoftonte Policinë lidhur me atë çfarë i kishte ndodhur”, shkruan Sinakoli në kallëzim.

Sipas tij, pamjet filmike tregojnë se Goxhaj është përndjekur në mënyrë të paligjshme nga policia.

“Sa më sipër parashtrova, janë të dhëna që pasqyrohen në aktet e procedimeve penale respktive, si dhe në memoriet e depozituara nga djali im Ambri Sinakoli dhe shoku i tij Marlen Goxhaj, të cilët janë përndjekur nga polica e Roven Zekës dhe mbahen peng nga prokuroria e Elbasanit. Djalit tim i rrezikohet jeta po të jetë në Shqipëri, dhe për shkak të policisë së inkriminuar dhe të korruptuar i rrezikohet jeta dhe në vendin ku ndodhet jashtë shtetit, pasi dyshojmë që policia shet informacion në lidhje me vendodhjen e djalit tim, ku unë si qytetar i thjesht e kam të pamundur që ta zbuloj se kush e bën, vetëm SPAK mund ti zbardhi këto paligjshmëri që bëjnë kriminelët e veshur me uniforma policie”, përfundon Sinakoli. Ai kërkon nisjen e hetimit ndaj Zekës dhe vartësve të tij dhe zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve.

Video

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Punëtorë të huaj nga Azia Jugore kanë nisur të vijnë në Maqedoninë e Veriut, pasi qeveria ka miratuar deri në 10 mijë leje pune për vitin 2026. Opozita e ka akuzuar qeverinë se po lejon një “pushtim migrantësh”. Qeveria i ka hedhur poshtë këto pretendime. Vitin e kaluar, shumica e punëtorëve të huaj erdhën nga Turqia, ndërsa India, Bangladeshi dhe Nepali shënuan rritjen më të shpejtë të numrit të punëtorëve.

Spiropalizohen dhe tatimet: Ndërsa prej javësh sistemet SelfCare janë jashtë funksionit, drejtori i tatimeve sqaron se ngjarje si këto ndodhin kudo… veç filma nuk janë bërë ende

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme