Kronika 13 August 2026, 11:07 Nga VNA

U rrahën në lokal, 22-vjeçari kthehet me pistoletë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin/ 6 në pranga në Divjakë

Ndaje në Whatsapp
U rrahën në lokal, 22-vjeçari kthehet me pistoletë me

Policia arreston gjashtë persona, të cilët në konfliktin e sipër mund të kryenin vrasje. Në pranga përfunduan Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule. Ndërsa u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator.

“Policia mori njoftim se, në një lokal në pronësi të shtetasit Zeni Kule, 50 vjeç, po ndodhte një konflikt me sende të forta.

Shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin Orgito Lamka, 22 vjeç, dhe shtetasin Shahin Xhepexhiu, 51 vjeç, të cilët ishin dëmtuar gjatë konfliktit me sende të forta.

Shtetasit Orgito Lamka dhe Shahin Xhepexhiu, pasi kanë marrë mjekim dhe kanë përfunduar deklarimet në Komisariat, janë larguar në banesat e tyre”, thuhet në njoftim.

Më vonë, Policia mori njoftim në rrugë operative se një prej autorëve, shtetasi Orgito Lamka, disa orë më vonë ishte rikthyer te lokali i armatosur me një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe dyshohet se do të vriste shtetasin Shahin Xhepexhiu.

Në vijim të aksionit u arrestua Orgito Lamka, 22 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri dhe Belgjikë.

Këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje.

Kevin Sota, 45 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri.
Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Serxhio Duda, 28 vjeç, me precedent penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Shqipëri. Ky shtetas drejtonte automjetin me të cilin shtetasi Orgito Lamka ishte rikthyer te lokali pas disa orësh.
Santiago Alla, 30 vjeç, i cili ka tentuar të heqë armën e zjarrit nga automjeti i shtetasit Kevin Sota.
Zeni Kule, 50 vjeç, pronari i lokalit, i cili u arrestua për moskallëzim krimi.
Shahin Xhepexhiu, 51 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se gjatë deklarimit nuk ka treguar të vërtetën në lidhje me konfliktin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator, 4 automjete dhe 6 aparate celulare. Armët e zjarrit do t’i nënshtrohen ekspertimit përkatës.

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e kësaj të diele Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar plotësisht strukturën. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ra rreth orës 05:30 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes. Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, konsiderohej një prej investimeve të rëndësishme turistike në zonën e Mesopotamit.

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme