Kronika 12 August 2026, 10:20 Nga VNA

Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo qëndron në burg, në gjykatë qëndron i qetë, por shprehet i penduar

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo qëndron në burg, në

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Joan Zukos.

Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për të shmangur çdo incident të mundshëm. Sterjo akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Burime brenda gjykatës bëjnë me dije se Sterjo ka deklaruar të njëjtat gjëra që ka pohuar edhe para grupit hetimor. Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës dhe, në përfundim të fjalës së tij, është shprehur se është penduar për atë që ka bërë.

Sterjo ka deklaruar se ai dhe Zuko kishin pasur konflikte edhe më herët, por ka mohuar se kishte pasur qëllim ta vriste. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes tyre kishte nisur pas disa përplasjeve të mëparshme dhe pretendimit se viktima kishte ngacmuar të dashurën e tij dhe e kishte sharë nga familja.

Pas një përplasjeje më 8 gusht, Sterjo është larguar në banesë, ka marrë një armë zjarri dhe është nisur drejt lagjes ku ndodhej Zuko. Ai e ka ndjekur viktimën deri në një pallat dhe e ka qëlluar me një plumb, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, 20-vjeçari është larguar nga vendi i krimit dhe ka fshehur armën në një zonë me shkurre. Pas rreth gjashtë orësh ndjekje, ai u arrestua nga policia dhe forcat RENEA. Sterjo rezulton të jetë arrestuar edhe më parë për plagosje me thikë. Me vendimin e Gjykatës së Korçës, Kristjan Sterjo do të qëndrojë në arrest me burg gjatë vijimit të hetimeve dhe procedimit gjyqësor ndaj tij.

 

Video

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos. Sterjo është shoqëruar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në gjykatë do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Ushtria izraelite ka hedhur në erë shtëpinë e 41-vjeçarit palestinez Farouq Ramadan, në fshatin Tell, në jugperëndim të Nablusit. Ramadan u vra më 24 korrik, së bashku me tre të afërm të tij, gjatë përleshjeve me forcat izraelite dhe kolonë izraelitë, pas një sulmi ndaj fshatit. Operacioni i prishjes së banesës u zhvillua më 11 gusht, pas një bastisjeje të kryer një mbrëmje më parë. Gjatë operacionit, banorët e disa banesave përreth u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme