Pas sulmit me një thikë të improvizuar ndaj Denis Vasos alias Brajovic në burgun e Fierit, prokuroria në kuadër të hetimit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në IEVP. Hetuesit janë duke analizuar me kujdes takimet e të paraburgosurve të përfshirë në ngjarje, Aldo Gjini e Jurgen Zoto, të cilët dyshohet se e sulmuan Vason për llogari të Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të grupit kriminal Bajri, pjesë e të cilit është dhe shënjestra. Të gjithë personat që kanë marrë takim me Gjinin e Zoton, si dhe me Denis Vason alias Brajovic do të pyeten nga hetuesit.
Paralelisht janë marrë kamerat e burgut, për të parë të gjitha lëvizjet e palëve dhe sjellja e zyrtarëve të burgut, por edhe efektivëve të planifikuar për të garantuar sigurinë në regjimin e brendshëm. 8 prej tyre janë përjashtuar dhe po hetohen për shpërdorim detyre.
Jurgen Zoto në praninë e Aldo Gjinit sulmoi Vason me thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes të dy mbetën të plagosur dhe morën ndihmë në spital.
Pas kësaj ngjarjeje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke analizuar të gjitha elementet e sigurisë në burgun e Fierit.
Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani.
Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh.
Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan.
Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA.
Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar një nga zonat pyjore më të rëndësishme të vendit.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll.
Ndërhyrja nga toka është gjithashtu e komplikuar për shkak të terrenit të thyer dhe aksesit të vështirë në zonën ku ndodhet vatra.
Për t’iu përgjigjur situatës, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme.
Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.