Lifestyle 11 August 2026, 19:52 Nga VNA

Më 12 gusht, shikoni nga qielli: Eklipsi i Diellit do të jetë pjesërisht i dukshëm edhe në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Më 12 gusht, shikoni nga qielli: Eklipsi i Diellit do të jetë

Eklipsi total i Diellit i 12 gushtit pritet të jetë një nga ngjarjet astronomike më spektakolare të vitit. Mijëra njerëz kanë planifikuar udhëtime drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës për të ndjekur nga afër momentin kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një pamje që do të zgjasë vetëm pak minuta.

Në Shqipëri, eklipsi nuk do të jetë total, por do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm.

Në Tiranë, fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në orën 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfundon rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit.

Ajo që e bën një eklips total veçanërisht të rrallë janë disa fenomene që mund të vërehen vetëm përgjatë brezit ku Hëna mbulon plotësisht Diellin.

Një prej tyre është i ashtuquajturi “Efekti i Unazës me Diamant”. Vetëm disa sekonda para ose menjëherë pas fazës së totalitetit, një rreze e vetme drite kalon mes relievit të Hënës, ndërsa atmosfera e jashtme e Diellit krijon një unazë të ndritshme. Pamja ngjan me një diamant të vendosur mbi një unazë dhe është një nga momentet më të fotografuara gjatë eklipseve.

Një tjetër fenomen janë “Rruazat e Baily-t”, pika të vogla drite që shfaqen përgjatë skajit të Hënës, teksa rrezet e Diellit kalojnë mes maleve dhe luginave të saj. Edhe ky spektakël zgjat vetëm pak sekonda.

Kulmi i eklipsit total është shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, e cila normalisht nuk mund të shihet për shkak të shkëlqimit të fortë të tij. Kur Dielli mbulohet plotësisht nga Hëna, korona bëhet e dukshme si një aureolë e bardhë rreth diskut të errët të Hënës.

Astronomët theksojnë se, duke përdorur syze të certifikuara për vëzhgimin e eklipseve ose teleskopë me filtra të posaçëm, para dhe pas kulmit të fenomenit mund të dallohen edhe njollat diellore. Ato janë zona më të errëta në sipërfaqen e Diellit, të krijuara nga aktiviteti i fortë magnetik dhe nuk lidhen drejtpërdrejt me eklipsin.

Eklipsi total do të jetë i dukshëm nga pjesë të Spanjës, Islandës, Grenlandës, Portugalisë, Rusisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, si edhe në zona të tjera të Evropës, Arktikut dhe Atlantikut të Veriut.

Ndërsa në qytete si Nju Jorku, Berlini, Londra dhe Tirana, fenomeni do të shihet vetëm si eklips i pjesshëm.

Për ata që do ta ndjekin nga Shqipëria, momenti më i rëndësishëm do të jetë rreth orës 19:41, kur Hëna do të mbulojë afërsisht 19% të diskut të Diellit.

Vëzhgimi duhet të bëhet vetëm me mjete të posaçme mbrojtëse, pasi shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit, edhe gjatë një eklipsi të pjesshëm, mund të dëmtojë rëndë sytë.

Video

Një video e re zbulon detaje nga operacioni sekret që u përdor për të nxjerrë presidentin amerikan Donald Trump nga Ankaraja, pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani. Plani ishte sa diskret, aq edhe i pazakontë: Trump u largua nga Air Force One me ndihmën e një kamioni ushqimesh. Pamjet tregojnë kamionin duke u larguar nga Air Force One, pasi Trump kishte hipur në avion, dhe më pas duke u drejtuar drejt një tjetër avioni qeveritar amerikan. Trump u transferua në një Air Force C-32A, me të cilin më pas u largua nga Ankaraja pas samitit të NATO-s. Ndërkohë, Air Force One vazhdoi të shërbente si “karrem”, duke bërë që gazetarët dhe disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë të besonin se presidenti ndodhej në të.

Një avion Boeing 737 i kompanisë American Airlines u përplas me një shpend pak pas ngritjes nga aeroporti i Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, SHBA. Si pasojë e përplasjes, nga një prej motorëve të avionit u shfaqën flakë, duke detyruar ekuipazhin të kryente një ulje emergjente.

Një vatër zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë në Parkun Kombëtar të Lurës, duke rrezikuar një nga zonat pyjore më të rëndësishme të vendit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson përpjekjet për vënien e zjarrit nën kontroll. Ndërhyrja nga toka është gjithashtu e komplikuar për shkak të terrenit të thyer dhe aksesit të vështirë në zonën ku ndodhet vatra. Për t’iu përgjigjur situatës, në operacion janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme