Bota 16 August 2026, 10:09 Nga VNA

Svalbard, toka e arinjve polarë ku edhe zgjimi i një kafshe nga gjumi mund të të kushtojë mijëra euro

Ndaje në Whatsapp
Svalbard, toka e arinjve polarë ku edhe zgjimi i një kafshe nga gjumi

Në arkipelagun norvegjez të Svalbardit, rreth 1,000 kilometra nga Poli i Veriut, natyra nuk është vetëm atraksion turistik. Ajo mbrohet me rregulla shumë të rrepta.

Një person është gjobitur me 50 mijë korona norvegjeze, afërsisht 3,900 paund, pasi përdori sirenën e një anijeje për të zgjuar një ari polar që po flinte në breg. 

Sipas autoriteteve lokale, personat në anije kishin parë kafshën duke pushuar. Më pas dikush përdori sirenën, duke e zgjuar ariun dhe duke e detyruar të largohej drejt një zone tjetër.

Në Svalbard është e ndaluar të shqetësosh, të ndjekësh ose të tërheqësh pa nevojë një ari polar. Kafshët janë specie e mbrojtur në arkipelag që prej vitit 1972.

Svalbardi është një nga vendet më spektakolare të Arktikut, me akullnaja, male, fjorde, dhelpra arktike, drerë dhe arinj polarë. Por autoritetet kërkojnë që turistët të jenë spektatorë të natyrës, jo ta ndryshojnë sjelljen e saj për të marrë një fotografi.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme