Kronika 13 August 2026, 08:17 Nga VNA

Igli Tare sërish në dosjen e Ballukut/ SPAK kontroll në dy vila luksoze në Palasë, dyshimet e prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
Igli Tare sërish në dosjen e Ballukut/ SPAK kontroll në dy vila

Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim për pastrim parash dhe sekuestrimit të një vile në Dhërmi në emër të ish-futbollistit të njohur, e dyshuar nga SPAK si pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, Igli Tare është bërë sërish objekt kontrolli nga SPAK.

Burime të besuara thanë se me urdhër të gjyqtarit të posaçëm Erjon Çela është ushtruar kontroll në dy vila luksoze në Palasë, në kompleksin Green Coast, në emër të Tares. Po përmes të njëjtit vendim është urdhëruar kontroll në shoqërinë Atelier 4, si dhe në zyrën e një arkitekti R.Xh. në Vlorë.

Prokurorët kanë dyshime se të paktën një nga vilat në Palasë është po ashtu pasuri e fshehur e Ballukut. Hetuesit janë duke kryqëzuar të dhënat për të parë nëse përputhen me dëshmitë e marra në lidhje me vilat, si dhe me të dhënat e siguruara nga këqyrja e celularëve.

Belinda Balluku është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa po hetohet për pastrim parash e korrupsion kur drejtonte agjencinë Albcontrol.

Më herët, SPAK ka sekuestruar një vilë në Dhërmi që dyshohet se është në pronësi të tërthortë të Ballukut, ndërsa hetimet janë intensifikuar në këtë drejtim.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e kësaj të diele Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë–Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar plotësisht strukturën. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ra rreth orës 05:30 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet në vendngjarje të përcaktojnë rrethanat e ngjarjes. Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, konsiderohej një prej investimeve të rëndësishme turistike në zonën e Mesopotamit.

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme