Kronika 12 August 2026, 16:25 Nga VNA

Vjedhja e 700 mln lekëve të postës së Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj. Në arrest shtëpie dy ish-vartëset

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Aug 12, 2026, 04_25_18 PM.png

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e akuzuar për vjedhjen e 700 mln lekëve nga fondi i pensioneve dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë. Në masën e arrestit në shtëpi u lanë dy ish-vartёset e saj, ish-arkëtarja Paola Danaj dhe ish-shefja e financës, Valbona Duni. Pavarësisht pretendimeve të të dyshuarave, Apeli ka vlerësuar se duhet të qëndrojnë në masa shtrënguese, për shkak se ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se Mataj dhe ish-vartёset e saj janë të implikuara në vjedhjen e shumës së madhe të parave, e cila deri më tani nuk dihet se ku ka përfunduar.

Kallëzimi dhe hetimet

Hetimet për rastin nisën pas kallëzimit nga “Posta Shqiptare”, e cila kishte kryer kontroll me grup pune në filialin e Postës Durrës. Në kuadër të hetimeve u sekuestruan kamerat e sigurisë, nga ku rezultoi se gratë lëviznin vlerat monetare.

Konkretisht, më datë 02.04.2026, në orën 15:28, shefja e financës Valbona Duni, bashkë me specialistin e financës, marrin në arkë, e pranishme Paola Danaj, një thes me vlera monetare, i porsaardhur me eskortë shoqërimi nga banka. Specialisti i financës me thesin, bashkë me shefen e financës Valbona Duni, shkojnë në zyrën e saj. Mbas pak, shefja e financës Valbona Duni thesin me vlera monetare e çon në zyrën e drejtoreshës së Filialit, Elisabeta Mataj. Në orën 15:39:08, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen.

Më datë 14.04.2026, në orën 13:06, shefja e financës Valbona Duni merr një thes me vlera monetare nga zyra e Arkës, e pranishme Paola Danaj, dhe futet në zyrën e saj. Më datë 15.04.2026, në orën 14:13, shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka, e pranishme Paola Danaj, dhe hyn në zyrën e saj. Në orën 14:35, shefja e financës del nga zyra e saj me një çantë dore dhe largohet nga ambientet e punës.

Më datë 20.04.2026, në orën 13:39, nd/arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Danaj, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasheta me prerje kartëmonedhe 5.000 të reja në qese plastike, shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj.

Më datë 24.04.2026, në orën 14:15, vjen punonjësi i shoqërimit të vlerave i “N…” me dy thasë nga banka dhe i lë tek Arka, e pranishme Paola Danaj. Në orën 14:18, njërin nga thasët e merr shefja e financës Valbona Duni dhe shkon tek zyra e saj.

Më datë 30.04.2026, në orën 15:08, nd/arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Danaj, mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni, e cila e merr thesin e shkon në zyrën e saj.

Më datë 7.5.2026, ora 14:41, shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga Arka, e pranishme Paola Danaj, dhe hyn në zyrën e saj. Më pas, në orën 14:42, me të njëjtin thes hyn në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj. Në orën 14:43, të dy shtetaset, Valbona Duni dhe Elisabeta Mataj, dalin nga zyra.

Më datë 08.05.2026, në orën 13:47, shefja e financës Valbona Duni merr një pako të madhe me kartëmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Danaj, dhe shkon në zyrën e saj.

Më datë 21.05.2026, në orën 15:24, shefja e financës merr rreth 12 fasheta me kartëmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Danaj, dhe i çon tek zyra e drejtoreshës së Filialit.

Pavarësisht pamjeve filmike, ish-arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se i ka përvetësuar ish-drejtoresha Mataj. Lidhur me këtë të fundit, prokuroria tha se nga hetimet ka rezultuar se Elisabeta Mataj frekuentonte kazinotë në Tiranë, duke ngritur dyshime se paratë e vjedhura i ka lënë në bixhoz.

Video

Kur të ndërtojmë dhe Institutin e Tumoreve ndoshta do kemi pajisur spitalet dhe me shiringa… deri atëherë tregojmë përralla me protokolle trajtimi

Dy vatra zjarri në malin e Dajtit. Dy helikopterë hedhin ujë për të ndaluar djegien e Parkut Kombëtar.

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u përplas me deputetet e PDK-së, Blerta Deliu, Eliza Hoxha dhe Ganimete Musliu, të cilat i kërkuan të thirret seanca konstituive e Kuvendit. Debati u përshkallëzua me akuza dhe kundërakuza, ndërsa në një moment Ganimete Musliu i hodhi ujë Gërvallës. Përplasjet vijuan edhe me deputetë të tjerë të të dyja forcave politike, duke detyruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të Kuvendit me mërgatën.

Zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë në zonën e Drenies, në Patos. Flakët po përhapen në drejtim të Gjinoqarit dhe Ngraçies, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme