Tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme materiale. Zalla është në kërkim pasi në banesën e tij në fshatin Zallë janë gjendur arsenale armësh që dyshohet se ua shiste grupeve kriminale.
Lidhur me tritolin, Ylli Zalla dyshohet ta ketë vënë vetë, pasi banesa është bosh për shkak se familja është jashtë vendit.
Fillimisht gruaja ka pretenduar se përveç tritolit, kanë gjetur edhe një letër kërcënuese, por më pas e ka tërhequr si alibi. Nuk përjashtohet mundësia që Zalla të jetë larguar nga vendi ilegalisht dhe të ketë inskenuar ngjarjen për të kërkuar azil jashtë me pretendimin se i rrezikohet jeta.
Krujë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.






















