Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu zonën Paulesh–Vidhasasgjel, në Njësinë Administrative Pajovë të Peqinit, duke djegur mbi dy hektarë sipërfaqe.
Flakët u përhapën në një zonë me ullishte, pyll, ferra dhe bimësi të egër, ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur përbëhej nga ullishte dhe barishte.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 22 forca zjarrfikëse, të mbështetura nga efektivë të Policisë dhe banorë të zonës. Në operacion morën pjesë gjithashtu zjarrfikës nga Elbasani, Cërriku, Belshi dhe Rrogozhina.
Pas ndërhyrjes së forcave në terren, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve në sipërfaqe të tjera.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Autoritetet po kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të rënies së tij.
Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh.
Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret.
Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar.
Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës.
Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi.
Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.