Politika 24 October 2026, 19:05 Nga VNA

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës, shoqatat kërkojnë sqarime nga policia

Ndaje në Whatsapp
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës, shoqatat

Tre gazetarë janë raportuar të lënduar gjatë mbulimit të protestës së sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për Klevin Mukën të News24, Ardit Hoxhën të Euronews Albania dhe Freard Ristën e emisionit “Piranjat”.

Sipas Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Klevin Muka pësoi acarim të dukshëm të lëkurës, me tipare të një djegieje të shkallës së parë, pasi u lag nga uji i lëshuar prej autobotit të policisë gjatë raportimit.

Shoqata kërkon një shpjegim zyrtar dhe transparencë mbi përbërjen e lëndës së hedhur nga autoboti, si dhe të gazit lotsjellës, pas raportimeve për simptoma lëndimi te gazetarët dhe protestuesit.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) njoftoi se, sipas informacioneve të raportuara pranë tij, gazetari Ardit Hoxha është goditur me plumb gome nga Policia e Shtetit. Në një incident tjetër, Freard Rista është goditur me gurë të hedhur nga protestuesit.

AGSH kërkon që policia të sqarojë menjëherë rrethanat e incidentit ndaj Hoxhës dhe të garantojë një hetim efektiv për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Sipas asociacionit, këto incidente e çojnë në 45 numrin e rasteve të dokumentuara ose të raportuara pranë tij gjatë periudhës 13–24 tetor, përfshirë dhunën fizike, kërcënimet, pengimin e raportimit dhe sulmet verbale ndaj mediave.

“Transparenca e Policisë së Shtetit është detyrim, jo zgjedhje. Cenimi i sigurisë së medias cenon të drejtën e publikut për t’u informuar”, thekson Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Video

Tjetër i lënduar nga protesta, një djalë me plagë në bark dërgohet në spital

Quo vadis, Shqipëri? 📽️dulikasmi

Shefi jep urdhër: “Qëlloni me plumba gome dhe gaz; mos i kurseni!”. Normal! Kursejmë plot te mjekësia.

VNA ka mundur të sigurojë pamjet e mbërritjes në Spitalin Ushtarak të Erjon Vishkullit, 28 vjeç, me plagë të marra gjatë protestës. Ai është dërguar në spital me një automjet të Report TV.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme