Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ambientet e jashtme të selisë së Partisë Demokratike, duke e lidhur me protestën e sotme në Tiranë.
Në pamjet e publikuara shihen dhjetëra persona në oborrin dhe shkallët e godinës. Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “‘Studentët’ në Universitetin e Dhunës”, si dhe me shënimin “E shtunë, 24 tetor, ora 15:30”.
Me këtë përshkrim, kryeministri vë në dyshim karakterin studentor të protestës dhe sugjeron lidhjen e pjesëmarrësve me Partinë Demokratike.
Postimi vjen ndërsa protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë dhe raportime për të lënduar, përfshirë gazetarë.






















