Sociale 1 Nëntor 2024, 09:25 Nga VNA

Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve

Ndaje në Whatsapp
Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të

Të dhënat e detajuara të Cens  2023 që u publikuan sot tregojnë se Bashkinë e Tiranës u gjeten në kohën ku zhvillua anketa 39,765 hyrje në pallate bosh. Këto përbënin 24 për qind të banesave në pallate në Tiranë në një total prej 192, 587. Sipas Cens në Tiranë ka gjithsej 245,458 banesa (pallate+shtëpi individuale) prej të cilave 52, 871 ishin bosh.

Të dhënat e përfituara nga INSTAT në procesin e regjistrimit të banesave tregojnë se një pjesë e mirë e godinave të ndërtuara për banim aktualisht janë bosh. INSTAT thotë se në të gjithë vendin rezultojnë 1 milionë e 82 mijë banesa. Nga këto 47 për qind janë shtëpi individuale, 40 për qind janë pallate dhe pjesa tjetër janë banesa që INSTAT i kategorizon si pjesërisht të veçuara.

INSTAT thotë se nga 1 milionë e 82 mijë banesa, vetëm 726 mijë rezultuan të banuara, ndërsa në pjesën tjetër prej 356 mijë anketuesit nuk gjetën banorë brenda. Duke i ndarë në kategori, INSTAT raporton se përqindja më e lartë e shtëpive të pabanuara rezulton në pallate. Të dhënat e përfituara nga censusi tregojnë se 39.4 për qind e apartamenteve rezultojnë bosh. E përkthyer në numra, rezulton se janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin.

Stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien. Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit. Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve. Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind). Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme