Sociale 30 October 2024, 08:12 Nga VNA

Transporti/ Rritje e ndjeshme e pasagjerëve nga ajri, rënie përmes detit

Ndaje në Whatsapp
Transporti/ Rritje e ndjeshme e pasagjerëve nga ajri, rënie

Statistikat e INSTAT për tremujorin e tretë tregojnë një rritje të ndjeshme të udhëtarëve që fluturojnë përmes ajrit, i ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve që viziton vendin, por dhe daljet e shqiptarëve të nxitura nga fluturimet me kosto të ulët.

Në të kundërt, transport ii udhëtarëve përmes detit ka shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e tretë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pasagjerët nga ajri rriten 42.7%

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.534.751 pasagjerë, nga 2.476.244 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 42,7 %.

Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2024, kanë operuar 28 shoqëri ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 132.713 avionë, nga të cilët 83,7 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 570,8 ton, nga të cilat 71,6 % janë mallra të hyrë dhe 28,4 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 16,4 %.

Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 10,1 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me rritje 9,7 %.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër, në tremujorin e tretë 2024 është 463 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 15,4 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e tretë 2024, zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Transporti detar, nga deti po udhëtohet më pak

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 950.100 persona, me rënie rreth 4% me bazë vjetore. Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 44,0 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 41,2 % dhe më pas porti i Vlorës me 14,8 %.

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit gjatë tremujorit të tretë 2024, janë transportuar 94,5 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.818 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 12,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nëpërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e tretë 2024 paraqiten si më poshtë:

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 238 anije, nga këto 220 anije janë të huaja dhe 18 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 29,3 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 35,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, i Vlorës, i Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e tretë 2024, është kryer nga porti i Durrësit, i Vlorës dhe porti i Sarandës.

Në tremujorin e tretë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import), është 1.433 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 9,5 %. Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e tretë 2024 zë 42,6 %, ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e tretë 2024 zë 63,3 %, ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./ Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme