Sociale 28 Tetor 2024, 16:46 Nga VNA

Edhe Bosnje Hercegovina me pensione më të larta se Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
  • Në vendin tonë janë 780 mijë pensionistë. Qeveria në këmbë. Deputetët dhe ministrat takime me t'a për vota.
  • ‌Skema e re e pensioneve, njohje automatike e viteve të punës për punonjësit e ish- kooperativave, preken rreth 40 mijë pensionistë.

Punonjës administrate, specialistë, deputetë, e ministra; e gjithë qeveria në këmbë për të takuar pensionistët. Pas urdhrit të kryeminsitrit Edi Rama, çdo vartës i tij ka filluar turin e "bashkëbisedimit me pensionistët" për të takuar çdo pensionist të vendit tonë. Por çfarë u thotë qeveria 780 mijë pensionistëve që ka vendi ynë, (të paktën sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore)? Takimet

VNA kreu një verifikim të takimeve të deputetëve dhe ministrave me pensionistët. Në profilet e rrjeteve sociale "Facebook" dhe "Instagram" publikojnë me dhjetëra foto të takimeve nëpër bare e lokale me pensionistë, mbushur tavolinat me kafe, ujë e lëngje frutash. Të gjithë, pa përjashtim nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi e deri tek deputetët, kanë si refren postulatin: "Foto album" i diskutimit të hapur për pensionet për të ndarë fakte dhe pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në rritjen ekonomike të vendit, si edhe për t'i hapur rrugë planit të ri për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030". Ekonomia Çfarë ekonomie kanë pensionistët në vendin tonë? Rreth 25% e popullsisë sot është në moshë pensioni. Sipas të dhënave zyrtarë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore më shumë se gjysma e pensionistëve aktualë në vend marrin pensione të pjesshme sepse nuk plotësojnë kriteret për vitet e duhura të punës. Prej 1 tetorit 2024, qeveria njoftoi se nisi indeksimin e pensioneve në masën 4.1%. Pra, indeksoi çmimin e konsumit për shportën e mallrave dhe çdo produkt të konsumuar. Ky indeksim është detyrim ligjor për skemën e sigurimeve shoqërore që bëhet çdo vit, duke marrë për bazë indeksin për çmimet e shportës së mallrave. Indeksimi Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, duke marrë si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të vitit 2023 ishte 18,341 lekë. Për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Kjo masë indeksimi do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. Rajoni Pensioni minimal në Bosnjë është 300 marka boshnjake dmth 150$ në muaj, shqiptarët 90 mijë lekë të vjetra, dmth 90$ në muaj. Në Shqipëri pensioni minimal është 9 mijë lek në muaj, ndërsa pensioni mesatar 16 mijë lek. VNA bëri një krahasim me pensionet e Shqipërisë dhe pensionet në Bosnjë Hercegovinë, një vend i dalë nga lufta dhe me probleme të thella ekonomike. Sipas të dhënave rezulton se  edhe ky vend ka pensione më të larta se vendi ynë. Mbetet ende e paqartë çfarë do rishikojë qeveria në skemën e pensioneve në një kohë që 85% e pensionistëve në vend në fakt marrin pension më pak se 150 mijë lek, aq saç është pensioni minimal në Bosnjë Hercegovinë.

1. Republika Srpska (RS) Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi: 300 BAM x 51.6 = 15,480 ALL Pensioni më i ulët për 15–20 vite shërbimi: 360 BAM x 51.6 = 18,576 ALL Pensioni më i ulët për 20–30 vite shërbimi: 420.9 BAM x 51.6 ≈ 21,715 ALL Pensioni më i ulët për 30–40 vite shërbimi: 481 BAM x 51.6 ≈ 24,800 ALL Pensioni më i ulët për mbi 40 vite shërbimi: 601.35 BAM x 51.6 ≈ 31,040 ALL Pensioni më i lartë në RS: 3,228.6 BAM x 51.6 ≈ 166,588 ALL 2. Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH) Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi: 565.18 BAM x 51.6 ≈ 29,164 ALL Pensioni më i lartë në FBiH: 2,800 BAM x 51.6 ≈ 144,480 ALL Këto janë përllogaritjet e përafërta të pensioneve në lekë shqiptare për të dyja njësitë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Video

‘700 euro për 5 ditë leje burgu’, arrestohet shefi i regjimit në Lushnje Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, Irakli Leka është arrestuar mbrëmjen e sotme pas denoncimit në një emision investigativ ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit. Në emisionin investigativ "Stop", punonjësi i Burgut të Lushnjes u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur. Menjëherë ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke deklaruar se ai është arrestuar në bashkëpunim edhe me SPAK.

?Në Qytetin e Gazës, rreth një milion vetë po përpiqen t’u shpëtojnë sulmeve izraelite. Shumë prej tyre janë zhvendosur vazhdimisht. Tani nuk ka më siguri askund.

Tmerrohen njerëzit nga fjala e Jorida Tabaktu. Problemi është se fjala e Joridës vjen një herë në katër vjet. Mbasi Jorida sigurohet se nga do fryjë era

Pavarësisht urdhrave të përsëritur të zhvendosjes me forcë nga Izraeli, Zyra e Mediave e Qeverisë së Gazës deklaron se banorët e veriut të territorit mbeten “të rrënjosur” në tokën e tyre. Sipas autoriteteve vendore, nga 1.3 milionë banorë të Gazës dhe qyteteve përreth në veri, rreth 190 mijë janë larguar drejt jugut, ndërsa 15 mijë të tjerë janë rikthyer në veri për shkak të kushteve të rënda në zonat që ushtria izraelite kishte shpallur si të sigurta. Në deklaratë theksohet se Izraeli vijon të sulmojë rregullisht Rafahun dhe al-Mawasin, pranë Khan Younis-it, pavarësisht se aty i ka urdhëruar njerëzit të shkojnë. “Këto zona mungojnë plotësisht në shërbimet bazë të jetës, pa spitale, pa infrastrukturë dhe pa nevoja jetike si ujë, ushqim, strehim, energji elektrike apo arsim, duke e bërë jetesën aty pothuajse të pamundur,” thuhet në deklaratë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme