Sociale 27 Tetor 2024, 08:56 Nga VNA

Pse kompanitë po zhvendosen në Ballkanin Perëndimor (por jo në Shqipëri)

Ndaje në Whatsapp
Pse kompanitë po zhvendosen në Ballkanin Perëndimor (por jo

Afërsia me BE-në, fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot e ulëta të punës po tërheqin gjithnjë e më shumë investitorë në rajon, ndërsa prodhimi i qëndrueshëm dhe ulja e emetimeve CO2, paraqesin mundësi të rëndësishme për rritjen ekonomike.

Pandemia Covid-19 dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit që solli ajo, i nxitën kompanitë europiane të largonin pikat e tyre të prodhimit nga Kina dhe t’i afronin në Europë.

“Near-shoring” nënkupton zhvendosjen e pikave të prodhimit ose veprimtarive të tjera në BE ose rajonet e saj fqinje (si Ballkani Perëndimor), me qëllim që të jenë më afër tregjeve europiane.

Një studim i fundit, i kryer nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW), në bashkëpunim me dhomat e tregtisë së gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), analizoi gjendjen e veprimtarisë “near-shoring” në Ballkanin Perëndimor dhe zbuloi se me të vërtetë po ndodh ky afrim, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ku flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte (IHD), midis viteve 2020 dhe 2023, ishin dukshëm më të larta.

“Analiza jonë ka nxjerrë në pah raste konkrete të veprimtarisë “near shoring”, në pesë nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi”, thotë Branimir Jovanović, ekonomist në institutin WIIW dhe autori kryesor i studimit.

Ai gjithashtu vë në dukje se janë nisur projekte të rëndësishme të energjisë së ripërtëritshme në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

“Kjo reflekton potencialin e rajonit në tranzicionin e gjelbër”, shton Jovanović.

Kompanitë aziatike kërkojnë afërsi me BE-në

Kompanitë e huaja industriale po përqendrohen gjithnjë e më shumë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, ku një numër i dukshëm kompanish vijnë nga Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

“Firmat aziatike po ndjekin një qasje shumë strategjike, duke i pozicionuar qëllimisht pikat e tyre të prodhimit pranë bërthamës ekonomike të BE-së, në mënyrë që të kenë zinxhirë furnizimi më të shkurtër”, shpjegon Jovanović.

Si pjesë e studimit, 17 investitorë të huaj në Ballkanin Perëndimor, u intervistuan rreth synimeve të tyre. Ata konfirmuan rëndësinë e afrimit të pikave të prodhimit pranë BE-së, me qëllim për të zbutur ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rreziqet gjeopolitike. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe uljes së emetimeve CO2.

“Nëse furnizuesit vendas bëjnë përparim në dekarbonizimin e operacioneve ekonomike, ata kanë shanse për t’u integruar në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe për t’u zgjeruar”, shton Jovanović.

Investitorët janë optimistë për rajonin

Një studim i 65 kompanive të huaja që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor thekson vendndodhjen e favorshme gjeografike të rajonit, fuqinë punëtore të kualifikuar dhe kostot konkurruese të punës.

Sidoqoftë, mbeten disa probleme të tjera, si qeverisja e dobët, korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit, institucionet e pazhvilluara dhe infrastruktura e papërshtatshme.

Pavarësisht këtyre sfidave, 72% e të anketuarve u shprehën se ishin të kënaqur me investimin e tyre në rajon, dhe 11% thanë se i kanë zhvendosur veprimtaritë nga vende më të largëta, për të qenë më afër BE-së.

Dy të tretat e kompanive të huaja, e shohin Ballkanin Perëndimor si një rajon premtues për investime të gjelbra. Shumë do të rrisnin investimet nëse do të kishte përparim me dekarbonizimin.

Një sondazh paralel i 382 kompanive vendase, zbulon se si po përgjigjen ato ndaj shtytjeve për një prodhim më ekologjik. Rezultatet tregojnë se dy të tretat e bizneseve në Ballkanin Perëndimor janë të vetëdijshme për strategjitë për të ulur emetimet CO2, duke e njohur këtë ndryshim si një portë për rritjen e eksporteve në BE.

Sidoqoftë, shumica pajtohen se do të nevojitet mbështetje financiare për të bërë përparim të dukshëm.

“Përveç trajtimit të problemeve të njohura, si qeverisja e dobët, korrupsioni dhe infrastruktura e mangët, qeveritë e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, duhet të kenë përparësi ndihmën e kompanive vendase për t’u bërë më të qëndrueshme nga ana mjedisore dhe për të nxitur bashkëpunimin më të ngushtë me investitorët e huaj”, thotë Jovanović.

“Kompanitë austriake në veçanti, të cilat kanë reputacion të mirë në teknologjitë mjedisore, do të përfitojnë shumë nga përpjekje të tilla në të ardhmen”./MONITOR

Video

Pamjet video tregojnë momentin kur një avion tip Falcon 50, që ishte nisur drejt Libisë, rrëzohet në zonën e Haymanas pasi humbi kontaktin pak pas nisjes nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë. Avioni kishte dërguar një sinjal për ulje emergjente. Autoritetet libiane kanë konfirmuar se shefi i ushtrisë së vendit dhe katër ndihmës të tij humbën jetën pasi avioni humbi kontaktin gjatë fluturimit mbi zonën rurale pranë kryeqytetit turk./TRT Ballkan

VNA një ditë më parë raportoi gafën e ministres Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ajo i quajti shqiptarët në këtë shtet si pakicë. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe qarqet akademike, duke hapur debat mbi përdorimin e terminologjisë dhe statusin real politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Debati i hapur pas deklaratës së Spiropalit ka rikthyer në vëmendje dallimin mes realitetit politik të shqiptarëve si faktor shtetformues dhe kornizave juridike ndërkombëtare që janë pranuar nga vetë institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, mungesa e një sqarimi zyrtar nga pala shqiptare ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme mbi linjën diplomatike të Tiranës ndaj shqiptarëve në rajon. https://www.vna.al/politika/shqiptaret-minoritet-ne-rmv-gafa-e-spiropalit-shkakton-reagime-ne-shkup-i18215

Rama me nxënësit ekselentë. “Ky është momenti që kjo sallë ka patur më shumë tru se kurrë”. Imagjinoni si do ishte po të dilnin jashtë Rama dhe Kumbaro

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, pasi SPAK e ka marrë zyrtarisht nën hetim. Ismaili qëndroi rreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai akuzohet për veprat penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Ismaili është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe në lidhje me tentativën e hakerimit të SPAK, një episod për të cilin është pyetur edhe më 2 tetor të këtij viti. Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm ishin vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme. Megjithatë, sipas SPAK, ndërhyrja në sistemin e brendshëm nuk u realizua, pasi ai mbeti i pacënuar falë masave të sigurisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme