Politika 25 March 2026, 21:40 Nga VNA

Partia “Mundësia” do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore, nis përzgjedhja e kandidatëve në të gjithë vendin

Ndaje në Whatsapp
Partia “Mundësia” do të dalë e vetme në

Partia Mundësia ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke filluar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish dhe për këshilltarë bashkiakë.

Kjo forcë politike pritet të garojë e vetme, me kandidatët e saj në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Kryetari Agron Shehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që duan të përfshihen në politikë t’i bashkohen kësaj force dhe të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Ne do të jemi prezentë në të gjitha bashkitë e Shqipërisë me kandidatët tanë për kryetarë bashkish dhe për këshilltarë bashkiakë. Sot kemi filluar edhe takimet me kandidatë dhe me qytetarë që duan të na afrohen dhe të bëhen pjesë e garës për bashkitë në të gjithë Shqipërinë. Pres nga secili prej jush që të vijë, të propozohet dhe të na bashkohet. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Na duhen pothuajse 1600 kandidatë për këshillat bashkiakë”, shprehet Shehaj në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Thirrja e tij u bë pas një takimi me koordinatorët e partisë në të gjithë vendin, të cilët më herët kontribuuan në mbledhjen e rreth 100 mijë firmave në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme