Sociale 25 October 2024, 08:24 Nga VNA

Kredia në euro u “ringjall” në gusht, arriti vlerën më të lartë historike në një muaj

Ndaje në Whatsapp
Kredia në euro u “ringjall” në gusht, arriti vlerën

Kredia për ekonominë në euro shënoi një rritje të fortë në muajin gusht. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia në monedhën europiane arriti vlerën ekuvalente të 21.7 miliardë lekëve.

Kjo shënon edhe vlerën më të madhe mujore të kredisë në euro të dhënë ndonjëherë nga sektori bankar. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, kredia e re në euro është rritur me 84%.

Statistikat e detajuara tregojnë se në pjesën dërrmuese e kredia në euro për muajin gusht ka qenë e përqendruar në segmentin e biznesit dhe sidomos në kredinë për pasuri të paluajtshme, për një vlerë totale prej 15 miliardë lekësh. Me shumë të ngjarë, kërcimi i fortë i kredisë në euro i detyrohet kredive në vlera të mëdha të dhëna në segmentin e korporatave.

Megjithatë, rritja e fortë e kredisë në euro për gushtin përfaqëson një sinjal se interesi për huamarrjen në euro nga sektori privat i ekonomisë shqiptare mund t’i rikthehet rritjes.

Kredia në euro kishte pësuar një rënie të ndjeshme, sidomos duke filluar nga mesi i vitit të kaluar. Arsyeja kryesore duket se ka qenë rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane (ECB). Kjo rritje u reflektua në rritjen e treguesit benchmark të euriborit, që shërben si normë reference për të kuotuar kreditë në euro të huamarrësve privatë edhe në Shqipëri. Në kushtet kur normat e interesit të euros, për herë të parë, arritën nivele më të larta se ato të lekut, kreditimi i sektorit bankar u zhvendos fuqishëm drejt lekut.

Që nga mesi i këtij viti, megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Në përgjigje ndaj rënies së inflacionit dhe recesionit të ekonomisë së Eurozonës, Banka Qendrore Europiane ka nisur uljen e normave të interesit. Që nga muaji qershor deri në tetor, normat e interesit janë ulur me tre herë. Norma e instrumentit bazë të rifinancimit ka zbritur tashmë në 3.4%, nga niveli maksimal prej 4.5% ku ndodhej deri në qershor.

Kjo ulje e normave të interesit po reflektohet edhe në ecurinë e Euriborit. Euribori 12-mujor, që është edhe treguesi benchmark më i përdorur nga bankat tregtare shqiptare në huadhënie, aktualisht ka zbritur poshtë nivelit 2.7%. Euribori ka arritur tashmë nivelin më të ulët në dy vitet e fundit. Mbështetur në pritshmëritë për një ulje të mëtejshme të normave të interesit nga ECB-ja, është e ngjashme që Euribori të vazhdojë më tej rënien gjatë muajve të ardhshëm. Rënia e normave të interesit të euros ka të ngjarë ta bëjë monedhën europiane sërish tërheqëse në kreditim. /MONITOR

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme