Sociale 23 October 2024, 08:27 Nga VNA

136 diga në vend kanë humbur funksionin, Shqipëria s’ka asnjë dekomisionim

Ndaje në Whatsapp
136 diga në vend kanë humbur funksionin, Shqipëria s’ka

Ndryshimet klimatike por edhe fenomenet natyrore më ekstreme si efekt i tyre, kanë kthyer vëmendjen kudo në botë tek masat që duhet të merren, për rreziqet potenciale që vijnë nga këto zhvillime. Në Shqipëri viteve të fundit ka gjithashtu një theks të vazhdueshëm për masat që duhet të merren sa i takon digave të mëdha të cilat janë me funksione të ndryshme.

Një institucion që vazhdimisht në dokumente ka vënë theksin për vëmendjen që duhet të ketë ky aspekt është Komiteti i Digave të Mëdha i cili vlerëson se ka nevojë për masa konkrete në disa rajone. Por një prezantim i fundit në një simpozium për Sigurinë e Digave nga kryetari i këtij institucioni Arjan Jovani vlerëson se në vend janë të paktën 136 diga jofunksionale sa i takon qëllimit të tyre kryesor se pse janë ndërtuar sipas projektit origjinal.

Nga këto janë 35 diga të mëdha dhe 101 më të vogla. Sipas studimit 9 diga të vogla nuk ekzistojnë nga ana strukturore kurse 17 të tjera janë pranuar nga bashkitë për ti dekomisionuar. Shifrat tregojnë se 46 digave të tjera u mungojnë koordinatat kurse në 8 raste rezervuarët janë kthyer në toka bujqësore.

Sipas shifrave zyrtare të prezantuara janë të paktën 650 diga (350 të mëdha dhe 300 të vogla) që janë ndërtuar për qëllime të ndryshme duke nisur nga ujitja ku bëjnë pjesë 626 diga dhe ku përfshihen edhe funksione të tjera të integruara si turizmi, peshkimi, rekreacioni dhe adresimi i problematikave të prurjeve të larta të ujit në momente të caktuara. Të paktën 24 diga të tjera kanë si funksion parësor prodhimin e energjisë por shërbejnë edhe në funksion të transportit, peshkimit dhe turizmit. Dy diga të tjera kanë për qëllim furnizimin me ujë.

Sipas kreut të Komitetit të Digave aktualisht kuadri ligjor për dekomisionimin e digave është në rregull, por duhet të përgatiten udhëzuesit dhe standardet teknike për procesin e dekomisionimit apo ‘eliminimit’ të digës.

Sipas ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.147, datë 18.03.2004, digat do të dekomisionohen në momentin që do të kenë humbur funksionet kryesore dhe rezervuarët do të jenë mbushur me sedimente. Aktualisht nuk është bërë asnjë dekomisionim dige në Shqipëri teksa shumë diga janë shumë të vjetra pra mbi 50 vjeç dhe shumë rezervuarë janë mbushur me sedimente duke paraqitur rreziqe për komunitetet në pjesën e poshtme të tyre./ Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme