Sociale 22 October 2024, 08:24 Nga VNA

Banka e Shqipërisë ka blerë të paktën 31.6 milionë euro që nga fillimi i vjeshtës

Ndaje në Whatsapp
Banka e Shqipërisë ka blerë të paktën 31.6 milionë

Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin e blerjeve në tregun valutor. Sipas të dhënave nga tregu, në dy ankandet e fundit, të muajve shtator dhe tetor, banka qendrore ka blerë gjithsej 31.6 milionë euro.

Në ankandin e ditës së premte, shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 10 milionë euro.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 5.2 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 5.2 milionë eurosh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 18 tetor arriti në 15.2 milionë euro.

Edhe kë ankandin e muajit shtator, Banka e Shqipërisë në raundin e parë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, me 10 milionë euro, ndërsa më tej ushtroi të drejtën e blerjes edhe në raundin e dytë, me 6.4 milionë euro të tjera. Në total, shuma e blerë arriti vlerën e 16.4 milionë eurove, me një kurs mesatar të ponderuar prej 99.34 lekësh.

Përveç blerjeve në ankande, për gjithsej 31.6 milionë euro, që nga fillimi i muajit tetor Banka e Shqipërisë ka rifilluar edhe blerjet direkte të euros në tregun valutor, me qëllim për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit. Vlerat e blera në operacionet direkte nuk bëhen publike nga Banka e Shqipërisë deri në fundin e tremujorit pasardhës.

Sidoqoftë, kursi i euros vazhdon të qëndrojë pranë vlerave minimale historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehej të hënën me 98.73 lekë, me rritje prej vetëm 0.01 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.

Banka e Shqipërisë nisi ndërhyrjet direkte në tregun valutor në muajin maj dhe arriti ta mbante kursin e këmbimit euro-lek sipër nivelit të 100 lekëve deri në fillim të gushtit.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.

Pasi Banka e Shqipërisë ndërpreu blerjet direkte, kursi i euros ra gradualisht poshtë nivelit të 100 lekëve. Por, në muajin tetor, Banka e Shqipërisë ka konstatuar një forcim të presioneve rënëse mbi kursin e euros dhe ka ndërhyrë përsëri në treg.

Gjatë gjithë vitit 2024, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh për rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke përfshirë edhe blerjet direkte të valutës, vlerësohet se tashmë shuma e blerë gjatë këtij viti ta ketë kaluar ndjeshëm intervalin e sipërm të objektivit, prej 330 milionë eurosh.

Në mungesë të këtyre blerjeve, rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe./Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme